• |
ide | kryesore

Nuk do paraqitet në teste, Barça shkarkon avokatët e ndërkohë Messi prezantohet tek… Cruzeiro

-Instant, Sport



Nuk ka paqe në luftën mes Messi e Barcelona. Nesër janë parashikuar testet mjekësore për të gjithë lojtarët por Leo, përmes të atit, ka bërë të ditur se nuk do të prezantohet. Nuk do të jetë gjithashtu edhe të hënën për rinisjen e stërvitjes për sezonin e ri, duke munguar në seancën e parë nën drejtimin e Ronald Koeman. Në këtë pikë është e qartë se Messi e konsideron të përfunduar kontratën e tij me klubin.

Argjentinasi e stafi i tij e quajnë të vlefshme klauzolën për tu liruar me parametër zero në fund të cdo sezoni, ndërsa Barca e quan të skaduar në 10 qershor. E ndërkohë, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat katalanase, në fakt, Josep Maria Bartomeu ka vendosur të shkarkojë avokatët e studios Cuatrecasas, konsulentët legalë të Pleshtit aq sa edhe të Barcelonës, “fajtorë” se i kanë këshilluar dhe e kanë drejtuar argjentinasin në zgjedhjen për tu larguar nga klubi blaugrana. Studio Cuatrecasas është një nga më të rëndësishmet e kryeqytetit katalanas, por edhe pikë referimi për Barça në katër vitet e fundit. Në qendër të stuhisë është Jorge Pecourt, një avokat i specializuar në cështjet fiskale, të drejtat e imazhit e aspektet kontraktuale. Ai e ka këshilluar dërgimin e burofax-it të famshëm me të cilin 6 herë Topi i Artë i komunikonte Barcelonës dëshirën për të ndërprerë kontratën.

E ndërkohë që për të marrë Messi po ‘grinden’ klubet më të rëndësishme europiane, mbërrin lajmi: “Zyrtare: Lionel Messi është një përforcim i Cruzeiros”. Lajmërimi i faqes së klubit brazilian kishte edhe fjalët e Leos: “Jam shumë i lumtur që jam tek Cruzeiro. Është një nder i madh të jem pjesë e skuadrës së Enderson Moreira. Të dashur tifozë, do shihemi së shpejti. E mezi pres të luaj në Mineirao!”. Vetëm se, ashtu si edhe është marrë me mend, është vepër e një hacker-i. Pak minuta më pas mbërriti edhe komunikata e vërtetë e klubit mineirao: “Cruzeiro konfirmon se faqja zyrtare ka vuajtur një invazion të vogël në sektorin e lajmeve. Sulmi është kontrolluar dhe postimi është fshirë nga sistemi ynë i sigurisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *