• |
ide | kryesore

“Objektivi vendi i parë në grup”: nga ambicjet te problemet me Zvicrën, Reja ka një (pa)siguri…Kumbullën

-Instant, F1, Sport



Pas një kohe të gjatë pa ndeshje Edy Reja kthehet të ndjejë emocionet e ndeshjeve kombëtare, ashtu si edhe të gjithë lojtarët që italiani ka përzgjedhur. Fillimi i shtatorit sjell edhe ndeshjet e para të Nations League, ku kuqezinjtë do të përballen menjëherë me skuadrën më të fortë të grupit të tyre në Divizionin C Bjellorusinë. Në konferencën për shtyp para dy takimeve me bjellorusët e Lituaninë, tekniku i Shqipërisë Edy Reja ka shprehur gjithë ambicjet e tij, por është ndalur edhe në problemet që kanë dalë përpara tij në këtë kohë pandemie.

Për sa i përket synimit të italianit dhe skuadrës që ka në dipozicion, Reja është më shumë se i qartë: “Objektivi jonë është të fitojmë grupin – tha tekniku pa përdorur fjalë të tepërta -. Kam folur edhe me presidentin Duka, duhet të jemi të bindur për të arritur këtë objektiv. Shqipëria ka një skuadër që mund të përballet me çdo rival. Është shumë e rëndësishme të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Kam folur me Hysajn, Gjimshitin, që kanë bërë shumë ndeshje dhe kanë qenë të rraskapitur. Shpresoj shumë që lojtarët që vijnë në grumbullim të vijnë në gjendje të mirë. Disa lojtarë kanë nisur kampionatet. Klubet kanë frikë për lojtarët, mos dëmtohen, mos sëmuren. Neve na intereson fitorja, për të marrë vendin e parë në grup”.

LISTA E LOJTAREVE TE PERZGJEDHUR (SHQIPERIA)

Rinovimi në skuadrën kombëtare ka kohë që ka nisur, por sinjali më i qartë ishte tërheqja përfundimtare e Mavrajt. E në këtë pikë, pavarësisht se me moshë të re, Marash Kumbulla me sezonin e jashtëzakonshëm që ka bërë me Veronën, nuk mund të konsiderohet më një i ri premtues. E ka të qartë Reja, që e ka shprehur hapur se mbrojtja fillon nga një pikë e palëvizshme: “Kumbulla është lojtar i rëndësishëm. Mund t’i besoj që tani atij. Mund të mbështetem te ai”. Befasia vjen live në konferencë për Rejan: “Tani më njoftuan është dëmtuar Kumbulla. Dje ishte mirë sot u dëmtua. Çfarë mund të bësh në një situatë të tillë?”

Lista e gjatë e përzgjedhjeve të bëra nga Reja e ka një kuptim. Jo cdo gjë shkon vaj për kuqezinjtë dhe teknikun italian: “Lenjani duhet të gjejë skuadër”, ndërsa lojtarët që janë në Zvicër kanë mbetur peng të orientimeve qeveritare, gjë që e ka përmendur edhe tekniku i kombëtares në konferencë: “Kemi probleme me Zvicrën që nuk e ka ndarë a do na i lejojë lojtarët të vijnë. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm se dhe ata do luajnë vetë dhe do të marrin lojtarë nga e gjithë bota. UEFA nuk ndërhyn se i referohet rregullave të qeverive të ndryshme. Doja të shikoja Kamberin dhe të shikoja nëse do të jetë pjesë e planit për të ardhmen. Do të bazohem te grupi i muajit të kaluar” përfundoi Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *