• |
ide | kryesore

Padrejtësia që iu bë Lewandowskit: “Këtë vit do kisha fituar Topin e Artë”

-Instant, Sport



Koronavirus i vuri shumë kufij futbollit, por nëse në një mënyrë apo tjetër të gjithë morën atë që i takonte, kjo nuk mund të thuhet për Robert Lewandowski, që ka parë të mos dorëzohet trofeu i Topit të Artë në vitin e tij të Tripletës. Në një intervistë për gazetën polake “Sport Onet”, Robert Lewandowski, pyetjes se kush e meritonte të ishte Topi i Artë nëse do të dorëzohej këtë vit, nuk shpreh asnjë dyshim: “Unë. Kemi fituar gjithcka mund të fitohej, isha ai që shënova më shumë në të gjithë kompeticionet. Mendoj se nëse një lojtar arrin kaq shumë, e meriton këtë cmim”. Cështja, megjithatë, nuk ia humbet humorin sulmuesit të Bayern Mynih: “Nuk e mendoj më. Doja Champions League, ishte prioriteti im. E ia dola”.

Gjatë intervistës, polaku ka përshkruar disa momente kyce të sezonit: “Para ndeshjes me Barcelonën e dinim se do të fitonim. Kishte kaq siguri sa dikush fliste për 5-1 për ne. Pastaj arritëm në 8-2… Gnabry e Kimmich, para se të luanin kundër tyre, nuk më pyetën nëse do ta fitonim atë ndeshje, por nëse do të ngrinim lart kupën. E unë iu përgjigja ‘po'”.

Lewandowski ka folur edhe për interesimin, në vitet e kaluara, të Real Madrid ndaj tij: “Gjatë asaj periudhe e ndjeva shumë mbështetjen e Bayern, që ndoshta në disa momente të tjera kishte munguar, evendosa ti jepja besim projektit të klubit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *