• |
ide | kryesore

Tre të reja e një strategji: Edy Reja bën publike listën e kombëtares për Nation League

-Instant, F1, Sport



Armando Broja, sulmuesi i huazuar nga Chelsea tek Vitesse dhe Ramen Çepele i Inter, bashkë me Qazim Laçin që luan në Francë për Ajaccio janë të rejat interesante të Edy Rejas, në listën e kombëtares për dy ndeshjet e para të Nation League, që njëkohësisht bëjnë pjesë edhe në një strategji inteligjente të FSHF-së e teknikut. Sidomos për Brojën e Cepele, respektivisht, 19 dhe 17 vjeç, është thirrja e parë në Kombëtaren A, duke bërë që të shmanget rreziku i përfshirjes së ndonjë kombëtare tjetër, si në rastin e Brojës që është me pasaportë angleze.

Pjesa tjetër e përzgjedhjeve të teknikut italian janë garanci, që Reja i ka provuar në ndeshjet e mëparshme. Në datën 4 kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në kryeqytetin Minsk, ndërkohë që 3 ditë më pas Shqipëria do të presë Lituaninë në (7 shtator) në Tiranë.

PLAYERS AND STAFF LIST (Albania)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *