• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool humb trofeun e parë sezonal nga 11 metra distancë: Arsenal rrëmben Community Shield

-Instant, F1, Sport, Video



Pas FA Cup, Arteta rrëmben edhe ‘Superkupën’ e Anglisë, Community Shield. Trofeu i dytë për ish-kapitenin, që falenderon Aubameyang, vendimtar në golin e 1-0 e më pas me penalltinë e fundit të serisë. Pikërisht kështu, janë dashur goditjet e penalltive në Wembley për të përcaktuar fituesin, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1. Liverpool duhet të fillojë të mendohet mirë për sezonin e ri të Premier League, sepse konkurenca duket se do të jetë e ashpër. Kjo të paktën duke gjykuar nga Superkupa e Anglisë, Community Shield, trofeu i parë për këtë sezon, ku Arsenal, fituesi i FA Cup ia doli përballë kampionëve të Anglisë.

Liverpool u duk se nisi më mirë, duke i mbyllur hapësirat Arsenal e duke administruar takimin. Por kjo deri në minutën e 12, kur Gunners goditën në herën e parë kur kaluan mesin e fushën: ndryshim loje brilant i Saka e realizim në stilin e zakonshëm nga Aubameyang, me një goditje fantastike. Festimi si Black Panther i qendërsulmuesit gabonez, në ditën që bota humbi aktorin Chadëick Boseman. Liverpool u zhduk nga fusha për rreth 20 minuta, por Arsenal nuk i shfrytëzoi mundësitë, duke harruar se Reds nuk mund të hiqnin dorë kaq lehtë nga një trofe, aq më tepër nga Community Shield. Kështu, Minamino ktheu barazinë në lojë, në minutën e 73, duke i cuar shifrat në 1-1, por as Klopp e as Arteta, nuk kanë mundur të zgjidhin ndeshjen në 20 minutat e mbetura.

Cështjen e zgjidhin penalltitë, kur në një Wembley të zbrazët për shkak të Covid, Gunners mundën Liverpool 6-5 nga pika e bardhë. Vendimtar gabimi i 20 vjecarit Breëster, i vetmi që gaboi nga 11 metra, ndërsa penalltinë e fitores e shënoi edhe një herë Aubameyang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *