• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Edhe Zaev si Rama, video-mesazh në mbështetje të Gjukanoviçit

Arkiva, Lajme, Të fundit



I mandatuari për të formuar qeverinë e re të Shkupit, Zoran Zaev, ka bërë thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit qytetarët e Malit të Zi të votojnë për Milo Gjukanoviç.

Në fjalën e tij, Zaev përmendi arritjet e shkuara të Gjukanoviçit duke shtuar se tanimë Mali i Zi dhe më i angazhuar se kurrë në rrugën drejt bashkësisë së demokracive evropiane.

“Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç, u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian.

Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar.

Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar…,”-tha Zaev në video-mesazhin e tij.

Por Zaev nuk është i vetmi që ka shprehur mbështetjen e tij për kryetarin e partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, pasi pak ditë më parë edhe Rama dërgoi të njëjtin mesazh duke folur edhe serbisht.

Në një intervistë më pas, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi se mesazhin mbështetës ia kishte kërkuar vetë Gjukanoviç.



4 Comments

  1. O Lapsi , do filloni te shani dhe Zaevin tani per videon ?
    Nuk e kuptoni qe eshte shume e rendesishme qe Gjukanovici te fitoje zgjedhjet ? Serbet ne Malin e zi jane 30%-33% dhe egziston vertete mundesia qe ti fitojne zgjedhjet.
    Nese Vijne serbet ne pushtet ne malin e zi situata per shqiptaret do keqesohet shume dhe eshte e sigurte qe Mali i Zi del nga Nato.
    Thirrini mendjes . Urrejtja ndaj Rames ju ka errur syte aq shume sa nuk shikoni se sa e rrezikshme eshte situata ne Malin e Zi.

    1. Keta te lapsit ishin gati te linin shqiptaret e lugines jasht parlamentit serb , sic lane PDn , vetem nga inati i Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *