• |
ide | kryesore

Transferta në Minsk dhe sfida në Air Albania: ja programi i kuqezinjve në Nations League

-Instant, Sport



Pas një periudhe të gjatë pritje, për shkak të pandemisë së Koronavirus, Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna grumbullimin për dy ndeshjet e para eliminatore të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë (4 shtator) dhe ndaj Lituanisë (7 shtator). Dy sfida shumë të rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Edy Reja, në kohën kur objektivi është vendi i parë në Divizionin C. Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me stafit teknik të kombëtares nuk duan ti lënë asgjë në dorë rastësisë, duke ndërtuar një program të detajuar për transfertën e Minskut kundër Bjellorusisë dhe sfidën e 7 shtatorit kundër Lituanisë në Air Albania.

PROGRAMI MEDIATIK DHE STËRVITOR I EKIPIT KOMBËTAR “A”

E hënë, 31 gusht

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13:45
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 17:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 1 shtator

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13:45
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 17:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 2 shtator

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

Nisja e skuadrës për në Minsk, ORA 16:00

E enjte, 3 shtator

Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë, ORA 17:45
Seanca zyrtare stërvitore, ORA 18:15
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)

E premte, 4 shtator

Ndeshja e parë zyrtare eliminatore për Ligën e Kombeve

BJELLORUSI – SHQIPËRI, ora 20:45

E shtunë, 5 shtator

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Air Albania Stadium”, ORA 13:45
Seanca stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi”, ORA 17:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 6 shtator

Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Lituaninë, në “Air Albania Stadium”, ORA 17:00
Seanca zyrtare stërvitore, ORA 17:30
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)

E hënë, 7 shtator

Ndeshja e dytë zyrtare eliminatore për Ligën e Kombeve

SHQIPËRI-LITUANI, ora 20:45



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *