• |
ide | kryesore

Aksion në Tiranë, policia prangos 11 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për disa akuza, duke filluar nga trafiku i lëndëve narkotike deri në drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Çfarë thotë policia 

Policia e Tiranë bën të ditur se një 27-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë një 33-vjeçar me iniciale E.Gj u arrestua pasi kishte thyer vendimin e gjykatës, që kishte vendosur masën arrest shtëpie.

Ndërsa një 64-vjeçar me iniciale Xh.D u arrestua pasi në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Po ashtu një 30-vjeçar u arrestua pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike). Një i ri 25 vjeç u prangos për vjedhjen e dy biçikletave.

Sakaq policia thotë se në Rrogozhinë u arrestua G.H., 57 vjeç, pasi në u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 2 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës. Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore.

Katër persona të tjerë u arrestuan për drejtim motori pa patente, për drejtim të makinës në gjendje të dehur dhe për përndjeke.

Materialet për të gjithë personat e arrestuar i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. prangos gjynafqaret, e dime gjith kush duhet te prangoset dhe nuk prangoset,.,,,, gjakpirsat shqipfoles, politkanet 30 vjecar dhe gazetaret qe mbajne propaganden e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *