• |
ide | kryesore

Arrestohet menaxheri i De Bruyne: denoncimin e ka bërë i ati i lojtarit

-Instant, Sport



Nuk ndodh shpesh në botën e futbollit të shohësh një lojtar të hapë cështje ndaj menaxherit të tij. Për këtë arsye cështja që i përket Kevin De Bruyne, yllit të Manchester City, e menaxherit Patrick De Koster, që e ka shoqëruar praktikisht gjatë gjithë karrierës, ka tërhequr vëmendje. Denoncimi për mashtrim financiar është bërë nga i ati i mesfushorit belg në 2019, por nuk është e qartë nëse ajo është baza mbi të cilën policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e De Koster, që pastaj është marrë në pyetje në gjendje arresti.

Avokati Louis De Grote nuk ka dashur të komentojë detajet e dhëna nga media belge mbi rolin e De Bruyne e të atit në hetim. Nën akuzë janë vitet në të cilat mesfushori luante në Gjermani, tek Ëolfsburg, kështu që rrjedhimisht ka lidhje me transferimin tek Manchester City në 2015. Sipas hetuesve, De Koster ka qenë fajtor për riciklim parash e falsifikim të akteve që i takojnë kompensimeve të marra nga De Bruyne në vitet e kaluara në Bundesligë, të cilat janë kaluar në parajsa fiskale si Liechtenstein e nuk janë deklaruar si duhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *