• |
ide | kryesore

Bella Hadid ndan me ndjekësit simptomat e sëmundjes : Vuajmë çdo ditë

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Bella Hadid ka folur së fundmi në rrjetin e saj social Instagram për simptomat e sëmundjes së saj Lyme.

“Lyme” është një sëmundje infektuese, që shkaktohet nga bakteri Borrelia.Bela tregoi qe siptomat qe shkakton jane  : vështirësia në frymëmarrje, dhimbje koke, ndryshime në temperaturën e trupit, të përziera, çregullim në të ushqyer, pagjumësi, dhimbje të kyçeve, “mjegull” të trurit, shtim dhe humbje peshe, ndjeshmëri e madhe ndaj dritës dhe tingujve dhe shumë të tjera.“Çdo ditë, ndjej të paktën 10 prej këtyre simptomave,, por më agresivisht pasi mbusha 18 vjeç”, zbulon Hadid.“Ja çfarë vuajmë në çdo ditë. Pa një kurë”, shprehet ajo.Bela i referohet sëmundjes si “sëmundja e padukshme”, seps, nuk është vizualisht e dukshme për njerëzit e tjerë.Vëllai i Hadid, Anwar dhe nëna e tyre, Yolanda, vuajnë gjithashtu nga kjo sëmundje.Gigi Hadid foli vitin e kaluar, për ndjesinë e fajit që kishte, pasi nuk përjetonte të njëjtat dhimbje si ato të anëtarëve të familjes së saj.“Fakti që u rrita me tre nga anëtarët e familjes të sëmurë, më bëri të pavarur. Nëna ime nuk mund t’i jepte makinës ose të ngrihej nga shtati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë, bëja drekën.Ndihesha në faj, për faktin se isha personi i vetëm në familje, që nuk e kuptoja se ç’po kalonin ato. Është shumë e vështirë kur e gjithë familja jote është në dhimbje dhe nuk di çfarë të bësh.”, u shpreh Gigi për Elle në vitin 2019.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *