• |
ide | kryesore

Champions i humbur kushton shumë për Neymar: lamtumirë sponsor pas 15 vjetësh

-Instant, Sport



Nike ka deklaruar se do të ndahet nga futbollisti brazilian Neymar, duke përfunduar kështu pas 15 vjetësh një nga akordet e sponsorizimit të profilit më të lartë. “Mund të konfirmoj që Neymar nuk është më një atlet i Nike”, ka thënë një zëdhënës i kolosit amerikan të produkteve sportive, Josh Benedek, pa dhënë më shumë detaje.

Neymar në fakt nuk ka arritur kurrë të bëhet futbollisti që Nike shpresonte, duke humbur shumë në imazh, sidomos gjatë Botërorit 2018, por sidomos me dështimin në finalen e Lisbonës në Champions League, ku PSG humbi në finale përballë Bayern Mynih. Sipas disa media, 28 vjecari i Paris Saint-Germain është në tratativë me gjermanët e Puma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *