• |
ide | kryesore

F1/ Mercedes shkatërron kundërshtarët në Spa-Francorchamps, Ferrari është një katastrofë

-Instant, F1, Sport

Lewis Hamilton dominon që nga semafori i kuq në flamurin me kuti garën e Spa-Francorchamps, pa u shqetësuar asnjëherë nga Valtteri Bottas që kompleton suksesin e dyfishtë të Mercedes, që kontrolloi pa probleme Max Verstappen i cili mbylli garën në podium në Cmimin e Madh të Belgjikës, në të cilin Ferrari ishte një dështim i plotë me vendin e 13 të Sebastian Vettel e të 14-in e Charles Leclerc.



Fitorja e katërt e Lewis Hamilton në GP të Belgjikës e 89 në karrierë për kampionin britanik që tashmë “sheh” rekordin absolut prej 91 suksesesh të Michael Schumacher. E si për ta bërë më të vështirë, Ferrari ka përjetuar një nga të dielat më të zeza të historisë, duke u pozicionuar në fund aty ku e kishte nisur garën. Për skuderinë italiane një garë krejtësisht anonime, ku SF1000 u duk në krizë fuqie për shkak të një problemi presioni hidraulik, që i mbajti kokëkuqet në fund të klasifikimit, duke shpëtuar nga xhiro e prapambetur vetëm për shkak të gjatësisë së cirkuitit Spa, më i gjati i kalendarit.

Në krye të klasifikimit, Lewis Hamilton ka udhëhequr suksesin e dyfishtë të Mercedes, pa u rrezikuar nga Valtteri Bottas yë cilit skuderia i bëri të qartë menjëherë përmes radios se nuk ishte rasti për të sfiduar kampionin e botës. Finlandezi u bind dhe i shtoi kontributin e tij Mercedes për Botërorin e Konstruktorëve, duke mbajtur pas Max Verstappen. Për pilotin hollandez, shansi i vetëm për të provuar të thyente hegjemoninë Mercedes ishte një “magji” në fillim të garës, por fuqia e motorit Mercedes nuk ia lejoi.

Max, në anën tjetër, u mbrojt nga sulmi i Daniel Ricciardo që u nis në vijën e dytë bashkë me të. Për Renault në Spa-Francorchamps erdhi performanca më e mirë sezonale: një rezultat skuadre duke qenë se australiani ka konfirmuar në finish vendin e katërt të kualifikueseve, ndërsa skuderia franceze llogarit edhe vendin e pestë të Esteban Ocon që, me një lëvizje në fund, la pas shpinës Red Bull të Alexander Albon, gjithnjë në vështirësi në konfrontimin e brendshëm me Verstappen. Max mbron vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm (110 pikë kundër 107 të Bottas), por sheh ti largohet edhe më shumë Hamilton që shkon në 157, duke lënë një humnerë prej 47 pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu