• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni dëshpërimin e tifozit të vogël, kur Messi nuk mbërrin për testet mjekësore

-Instant, Sport



Largimi i Lionel Messi nga Barcelona bëhet gjithnjë e më i mundshëm, me kalimin e orëve, por askush nuk e besonte se puna do të mbërrinte deri këtu. Argjentinasi e kishte paralajmëruar se nuk do të prezantohej në kontrollin mjekësor të klubit përpara startit të sezonit, por tifozët kanë shpresuar deri në fund se gjërat do të shkonin ndryshe. Këtë duhet të ketë menduar edhe ky tifoz i vogël, që ka pritur jashtë dyerve të qendrës me shpresën se numri 10 do të mbërrinte, për të rrëzuar poshte aludimet. Nuk ndodhi kështu dhe djaloshit të vogël, që sic duket nga fanella një tifoz i madh i Messi, i mbeti vetëm dëshpërimi, imazhi i të cilit po bën tashmë xhiron e botës…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *