• |
ide | kryesore

Historia trishtë e Megan Thee Stallion

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja Megan Thee Stallion kohët e fundit është bërë një ndër artistet më të dëgjuara në industrinë e muzikës.

Por, para se Megan të arrinte kulmin e suksesit me këngën “WAP”, në bashkëpunim me Cardi B, ajo ka kaluar ngjarje të trishtueshme në jetën e saj  shkruan The Sun. E lindur në Pearland të Texas, reperja nuk ka patur një jetë të lehtë .Babai i saj, Joe, ka qenë në burg për kohë të gjatë, dhe pas lirimit , nuk kaluan shumë vite dhe ai ndërroi jetë.Në ditën ndërkombëtare të Baballarëve, Megan bëri një dedikim për të në rrjete sociale.Reperja filloi te shkruante tekste në moshen 16 vjecare. E pyetur në intervista, Stallion është shprehur se është inspiruar nga mamaja e saj Holly Aleeve Thomas, e cila që në moshë të re ka praktikuar zhanrin hip-hop.Vitin e kaluar artistja humbi mamin dhe gjyshen. Mami i vdiq pas një lufte me tumor në tru , ndërsa gjyshja i ndërroi jetë disa javë më pas. Gjatë këtij viti Megan u perball dhe me një ngjarje tronditese, ku u qëllua me armë nga Tory Lanez pas një debati së bashku gjatë një feste. Reperja nuk ngrejti akuza fillimisht kundër tij duke deklaruar se në kembë kishte xhama të thyer. Megan më vonë u shpreh se kishte frikë në fillim ta denonconte pas në makinën e tyre ndodheshin dhe armë të tjera, cka shkaktoi frikë tek ajo se mund të burgosej.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *