• |
ide | kryesore

Inter për herë të parë grumbullohet “në shtëpi”: Vidal, Ndombele e Kante objektivët e merkatos

-Instant, Sport



Në pritje të kuptohet kur do të nisë sezoni i ri e kundër kujt, Inter ka nisur të planifikojë kampionatin që do të vijë. Skuadra zikaltër, që ka përfunduar edicionin e shkuar prej një jave, do të mblidhet nën urdhërat e Antonio Conte në 7 shtator, me një risi. Për herë të parë grumbullimi prekampionat do të kryhet në Appiano Gentile, brenda “Pinetinas” së rinovuar. Pa lojtarët e kombëtareve, por në pritje të ndonjë fytyre të re nga merkato.

Në këtë aspekt situata ëhstë për tu përcaktuar. Aleksandr Kolarov është në ardhje nga Roma, me drejtuesit e Inter që po përpiqen të gjejnë një akord për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit serb, i sugjeruar nga Conte si lojtari perfekt për të luajtur si në krah ashtu dhe në mbrojtjen me tre nga e majta. Zikaltrit, pasi kanë siguruar Hakimi, për të bërë goditje të reja duhet më parë të shesin lojtarët: Joao Mario, Perisic e Dalbert. Në dalje janë edhe Vecino e Godin, me ofertën e duhur, ashtu si Brozovic e Skriniar që mund të përdoren edhe për shkëmbime të rëndësishme.

Inter po punon fort për të kënaqur Antonio Conte: Vidal është shumë pranë, pavarësisht se kileni është prezantuar në testet me Barcelonën. Mbetet e fortë pista e operacionit të shkëmbimit me Tottenham mes Skriniar e Ndombele, ashtu si edhe po merr formë tratativa për Kanté nga Chelsea, të cilëve zikaltrit i kanë ofruar Marcelo Brozovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *