• |
ide | kryesore

Këto janë 3 lagjet më problematike ku shitet hashash në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm në muajin Gusht në Tiranë janë arrestuar 8 persona që shisnin drogë. Por si dhe ku shitet droga në Tiranë? Televizioni Klan, referuar të dhënave nga policia, ka identifikuar disa nga zonat e nxehta ku shitet hashashi në kryeqytet.

Dy nga zonat më problematike sipas burimeve policore janë Lapraka dhe ish-Parku i Autobusëve. Në Laprakë mendohet se veprojnë të paktën 4 grupe që merren me shitjen e hashashit.

Por nuk ngelet pas edhe zona e ish-Parkut të Autobusëve, e cila dihet për këtë fenomen dhe vetëm pak ditë më parë policia ka arrestuar një shpërndarës.

Referuar hetimeve që ka bërë policia, droga shitet edhe në periferitë e Saukut, pas zonës së ish-stacionit të Trenit në disa rrugica. Në Don Bosko raportohen me dhjetëra raste ku shitet drogë.

Gjithashtu ish-Fusha e Aviacionit mbetet një problem për policinë, ndërsa shitje ka edhe në Kombinat dhe Astir.

Shitje lëndësh narkotike bëhet edhe në Qytetin “Studenti”, aty ku ka dhe shumë të rinj, pranë fushave të “Ali Demit”. Po kështu zona e Kinostudios dhe pranë Liqenit Artificial, ka grupe të vogla personash që merren me lëndën e jashtëligjshme.

“Në Tiranë një qese hashashi, ashtu siç e quajnë përdoruesit normalë të kanabisit kushton rreth 5 mijë lekë të vjetra. Shpërndarësit përdorin këtë lloj qeseje farmaceutike për të shitur lëndën narkotike. Sipas të dhënave policore ka një rritje të rasteve të të rinjve që merren me shitjen e drogës”, raporton gazetari Driçim Çaka.

Nisja e vitit të ri shkollor, sipas ekspertëve duhet të ngrejë alarmin, pasi shumë persona tentojnë t’u shesin drogë edhe adoleshentëve.

Pavarësisht kontrolleve të policisë, ka një rritje të personave që po shesin drogë në Tiranë. Kanabisi është një lëndë që le pasoja, sidomos për zhvillimin e trurit, prandaj shpesh bëhet apel që të qëndroni larg kësaj substance të rrezikshme. /Tv Klan



9 Comments

  1. Kuptuam! – Pra ne Tirane nuk shitet hashash vetem ne Bllok!
    Edhe per arsyen se ne Bllok shiten droga te renda!
    hahahaha

  2. Po pse vetem te fala sandrit do bej leke? Pune nuk ka. Po mendon kush per kete brez? Vazhdon corganizimi i organizuar.

  3. Ne kohen ku e gjithe bota konsideron legalizimin e kanabisit, pasi fundja nuk eshte me demtuese per organizmin se nikotina dhe alkoli, fshataret e albanistanit merren me spiunlleqe per disa adoleshente.
    Sa mbrapa ju ka lene partia o injoranter te mjere!

    1. Or njeri i ditur, a e di ti te pakten se cfar quhet droge, se si klasifikohet ajo etj..
      Alkoli dhe Cigaria krijojne varesi me te madhe se Hashashi, po ashtu dhe demi qe shkaktojne eshte me i madh, pse nuk i ndalon dhe keto zoterote?
      Sheqeri eshte nje stubstance tjeter qe krijon varesi,nga e cila vdesin miliona njerez cdo vit, po kete pse nuk e ndalon. Pa fol pastaj per kafen e gjera te ngjashme.
      Po te flasim per Kokaine & Heroine per kto jam dakort qe te ndalohen per perdorim te gjere, por te ndalosh Hashashin ky po qe eshte budallallik.

  4. Na thoni ndonje zone ku nuk shitet po mundet, se qe shitet gjithandej dhe ne bashkepunim me policet e shtetit (te cilet ose mbyllin syte, ose marrin ndonje perqindje) kete e shohim perdite. Flas per drogat e renda, se per hashashin s’ke nevoje te lodhesh, vjen ere gjithandej neper Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *