• |
ide | kryesore

Kontrata e Messi lë të hapur skenarët: ja përse Barcelona e Pleshti duan të shmangin betejën ligjore

-Instant, Sport



Zgjedhja e Messi për të mos u prezantuar në testet mjekësore të parashikuara sot në mëngjes (pritej në 10,15 por nuk mbërriti, duke aplikuar vendimin që kishte komunikuar dje) e për të mos marrë pjesë në seancën e stërvitjes nesër, është një sinjal i qartë se të gjithë shpresat e Barcelonës për të rregulluar raportin janë mbytur përballë bindjes së lojtarit, që sipas “Cadena Ser”, ka një siguri: klauzola e zgjidhjes së kontratës nuk vlen për të, kështu që klubi që do ta marrë duhet të mendojë vetëm për pagën stratosferike për argjentinasit.

Motivi është i thjeshtë. Messi në 2017 ka firmosur rinovimin e tij të fundit, me të cilin zgjaste raportin me katalanasit për tre sezone. Kishte pastaj edhe një opsion për një të katërt, që ishte ky që sapo u mbyll. Në rast të prishjes së kontratës përpara kësaj të fundit, do ishte i detyruar të paguante klauzolën, e nëse thyerja ndodhte më vonë, ky detyrim do të zhbëhej.

Ja përse Leo nuk e ka problem të mos ndjekë detyrimet e klubit: sepse pretendon se nuk ka më lidhje me Barçan. Natyrisht nuk ndajnë të njëjtin mendim drejtuesit katalanas. Stafi i Messi, kërkon të evitojë një betejë ligjore me rezultate të paqarta e pikërisht për këtë arsye kampioni argjentinas dëshiron të takohet me Bartomeun për të krijuar një dalje miqësore në divorcin më të pabesueshëm të dekadës. Presidenti katalanas, përvecse është i bindur se Messi e ka gabim në lidhje me klauzolën, nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë me lojtarin e stafin e tij nëse argumenti nuk është rinovimi i kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *