• |
ide | kryesore

Milan i ‘vjedh’ Tonalin Interit: Maldini kërkon ta mbyllë për 48 orë

-Instant, Sport



Në fillim bëri parakalimin ndaj Inter e tani Milan kërkon ta mbyllë me shpejtësi për Sandro Tonali. Gjithcka është gati për lëvizjen vendimtare, pasi aprovimit nga fondi Elliott për operacionin që do të sjellë në skuadrën e Piolit talentin 20 vjecar të Brescia: shpresa është ta mbyllë brenda 48 orësh. Lojtari, pasi ka pritur gjatë Interin, me të cilin menaxheri i tij Beppe Bozzo kishte arritur akordin, ka folur me Paolo Maldinin, duke u bindur për projektin kuqezi e duke pranuar një pagesë prej 2,2 milionë plus bonus. Për Cellinon janë gati 10 milionë euro për huazimin e 28 të tjerë (25 plus tre bonus) për blerjen.

Tani mbetet vetëm përgjigja e fundit e presidentit të Brescias. “Unë nuk e kam me nxitim, Tonali por”, ka thënë numri 1 i klubit, duke dërguar një mesazh të qartë për Inter, që kishte në duar lojtarin por priti gjatë të mbyllte tratativën. Kjo i lejoi Milan të futej në lojë e të arrinte të vendoste duart mbi një element me shumë prespektivë. Tonali mezi priste të njihte të ardhmen, drejtuesit kuqezinj u treguan shumë të shpejtë ti jepnin përgjigje. E tani mund të veshë fanellën me ngjyrat që bënte tifo kur ishte i vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *