• |
ide | kryesore

Mourinho sfidon Klopp e Guardiolën: “Nuk jam i vjetër e kam shumë dëshirë për fitore”

-Instant, Sport



Dorashka e sfidës është hedhur. José Mourinho është gati të luftojë për sezonin e ri të Premier League. Tekniku i Tottenham, ashtu si bën të ditur Mirror, ka dhënë disa mesazhe për Dazn, që duket se i drejtohen kolegëve të tjerë të kampionatit anglez, Klopp e Guardiola mbi të gjithë duke parë sukseset që kanë arritur së fundmi.

Special One është tekniku i pestë më i vjetër në Premier League. Por kjo nuk e pengon të ketë dëshirë apo motivim për të fituar. E shpjegon mirë portugezi që nuk bën lojëra fjalësh: “Shumë mendojnë se tashmë jam i moshuar”, ka thënë Mourinho. “Por kjo vetëm sepse fitoj prej shumë kohe. Jam në nivele të larta nga 2002. Por nuk jam i vjetër, përkundrazi. Jam i ri për të qenë trajner. Një teknik përkeqësohet kur humb motivimin e unë kam gjithnjë e më tepër. E dua këtë punë e pëlqej sfidën. Dua të zbavitem, por sidomos të fitoj. Dua të zgjohem në mëngjes e të stërvis. Dua ta bëj cdo ditë e kjo bën diferencën”.

Një mendim për Champions League e mbi mundësinë e ndryshimit të formatit, si në këtë sezon: “Preferoj përballjet dyshe, vajtje e ardhje”. “Tifozët? Futbolli është pasion e shumë bazohet mbi tifozët në stadium. Në të qenit mentalisht i fortë për të përballuar ndeshjet e mëdha, gjysëmfinalet e mëdha, cerekfinalet e mëdha e kështu me radhë. Të luash kundër 70.000, le të themi armiq, e adhuroj këtë ndjesi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *