• |
ide | kryesore

Përvjetori 20-të i vdekjes së Princeshë Diana bashkon Princ Harry dhe William

-Instant, Paparazzi, Slider



Princ Harry dhe princ William kanë vendosur që për përvjetorin e vdekjes së mamasë së tyre,ta nderojnë me një statujë.

Ne deklaratën e tyre,  ata u shprehën se statuja ishte ‘porositur për të shënuar përvjetorin e njëzetë të vdekjes së  Diana-s dhe për të njohur ndikimin e saj pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën’.Statuja do të shfaqet në Pallatin Kensington, ku dikur jetonte Diana.“Statuja do të vendoset në Sunken Garden në Pallatin Kensington më 1 korrik 2021, duke shënuar 60 vjetorin e lindjes së Princeshës”, tha Duka i Kembrixh-it dhe Duka i Sussex-it.Princat shpresojnë që statuja të ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kensington të reflektojnë mbi jetën e nënës së tyre dhe trashëgiminë e saj.Vëllëzërit publikuan deklaratën të premten, ditë para përvjetorit të 23-të vdekjes së nënës së tyre.“Nëna jonë preku kaq shumë jetë”, përfunduan ata.Kjo është deklarata e parë e përbashkët që princat kanë bërë që kur Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore.Të njëjtit thuhet se kanë pasur shumë ‘tensione’ mes tyre për shkak të jetës së re të Harry-t në Amerikë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *