• |
ide | kryesore

Të gjithë po kthehen nga plazhet, radhë të gjata në akset kryesore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon kthimi nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Policia thotë se në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar. Në disa akse apo segmente, fluksi është autokolonë dhe lëvizja është e ngadaltë kjo edhe për shkak të 3 rasteve aksidenteve, si rezultat i parakalimeve të gabuara. Policia thotë se uniformat blu kanë prezencë të shtuar në këto akse dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit për të mos lejuar parakalime të gabuara të cilat janë burim aksidenti dhe bllokim i lëvizjes.

“Në të gjitha akset rrugore nacionale vijojnë kontrollet me radar, drager e dron për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?. Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 189 masa për përdorim të celularit, 68 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *