• |
ide | kryesore

Udhëtimi i Kylie Jenner shkakton irritim tek ndjekësit

-Instant, Paparazzi, Slider



Pavarësisht pandemisë, Kylie Jenner së fundmi ka udhëtuar drejt Parisit.

Në një memorandum në Kaliforni, qytetarët u këshilluan që të kufizonin udhëtimet. “Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, kalifornianët nuk duhet të udhëtojnë në distanca të konsiderueshme dhe duhet të qëndrojnë afër shtëpisë sa më shumë që të jetë e mundur,” shkruhej në memorandum. Po kështu, qytetarët u njoftuan që nëse udhëtonin, duhet të mbanin gjithnjë maska në publik dhe të qëndronin larg njerëzve që nuk jetojnë me ta. Në postimet e Instagram-it, Kylie shfaqet pa maskë dhe në shoqërinë e mikut Fai Khadra. Kjo gjë ka shkaktuar një acarim tek ndjekësit e saj duke e kritikuar Kylie-n . “Kylie në Paris në mesin e një pandemie globale është gjëja më injorante që ka bërë ndonjëherë”, “Pse është Kylie në Paris duke u hequr sikur s’po ndodh asgjë”, “Kylie shkon në Paris ndërkohë që pjesa tjetër e vendit nuk mund të udhëtojë apo të vizitojë familjen për shkak të kufizimeve” janë disa prej postimeve në Twitter.

Pse udhëtimi i Kylie-t në Paris acaroi njerëzit Pse udhëtimi i Kylie-t në Paris acaroi njerëzit

https://www.instagram.com/p/CEcRgPQHA9U/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *