• |
ide | kryesore

Alarmohen në aeroportin e Genova, pasagjeri nga Tirana zbret me temperaturë 39.2

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një pasagjer me temperaturë të lartë, 39.2 në avionin e linjës Tiranë – Genova të kompanisë Blu Express ka alarmuar autoritetet italiane në aeroportin “Cristoforo Colombo”.


Sipas medieve italiane, ai u identifikua sapo zbriti nga avioni i linjës së orës 13.35 gjatë kontrolleve të matjes së temperaturës.


Shqiptari është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar tamponit. Në aeroport janë aktivizuar menjëherë protokollet sanitare. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Kur Lulzim Basha, së bashku me disa miq e të njohur të tjerë të fëmijëve të Sali Berishës, u thirr në PD në vitin 2005 për të krijuar në popull iluzionin se nuk ishte ajo e viteve 1991-1998, Basha e njihte shumë mirë moralin, sjelljen dhe praktikat antidemokratike, antipopullore dhe kriminale të pushteteve të saj. Ai e dinte shumë mirë se ajo parti dhe Sali Berisha ishin dhunues të përhershëm të opozitës, dhunues të pashembullt me gojë por edhe dhunues të herëpashershëm me vepra. Ai e dinte se zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 i kishte dhunuar ajo parti dhe ai individ politik; se qeveria e asaj partie dhe e atij individi politik e kishte çuar vendin në zgrip, thuajse në luftë civile, në gjendje të jashtëzakonshme, në rrënim të moralit qytetar dhe të dinjitetit kombëtar; se ajo qeverisje kishte dhunuar e burgosur gazetarë, kishte djegur redaksi gazetash dhe shefi politik i asaj qeverisjeje ishte shpallur “armik i shtypit të lirë” nga organizatat ndërkombëtare të shtypit. Lulzim Basha duhet ta ketë ditur dhe, nëse jo, e ka mësuar nga shtypi shqiptar, se regjimi i partisë që e kishte thirrur atë në ndihmë për makiazh politik ishte etiketuar nga shtypi perëndimor (“The Independent”, 3 mars 1997) si “regjim gangsterësh” ndërsa drejtuesi politik dhe moral i atyre qeverisjeve ishte përshkruar nga shtypi gjerman (“Suddeutsche Zeitung”, 26 shkurt 1998): “Si shef i shtetit ai ishte një katastrofë, si udhëheqës i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu