• |
ide | kryesore

Tani Edi të puthet me Milon

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kryeministrin tonë Edi Rama, si një kamardare shpëtimi të minutave të fundit. Partia e Milo Gjukanoviçit, autokratit që e drejton vendin e tij si një ndërmarrje private, mori rezultatin më të keq të mundëshëm në 30 vitet e fundit. Ndonëse social-demokratët arritën të dalin parti e parë, duke lënë me 2% mbrapa nacionalistët pro serbë, këta të fundit, nëse i’a dalin të thurrin një koalicion në filigran me partitë liberale pro perendimore, mund ti japin fund regjimit të Podgoricës.

Lexo me tej:


Analiza pas zgjedhjeve/ Pse rrezikon të bierë regjimi i Gjukanoviçit

Pak rëndësi ka se çfarë do të ndodhë më pas dhe nëse virtuozi Gukanoviç, mandati i të cilit si president përfundon në 2023, do të arrijë ti’a hedhë edhe kësaj radhe. Mesazhi që dhanë zgjedhësit e fqinjit tonë të vogël prej 620 mijë banorësh ishte i qartë: përallat me pro dhe anti perendimorë nuk janë të mjaftueshme për të qenë një faktor elektoral në vende që udhëhiqen nga autokratë.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që njeriu që i rezistoi Sllobodan Millosheviçit, ai që udhëhoqi me sukses referendumin për pavarësinë e vendit, duke marrë 55% të mbështetjes popullore, ai që njohu bashkë me SHBA, Gjermaninë e Britaninë , pavarësinë e Kosovës, ai që e futi vendin e tij në Nato dhe që është përpara të gjithë fqinjëve të Ballkanit perendimor në procesin e negociatave më BE, të fitojë gjithnjë e më pak vota në vendin e tij.

Kjo anë e medaljes e ish drejtorit të doganave të fundshekullit të kaluar, që e ktheu republikën e tij të vogël në një parajsë për mafiozët dhe kontrabanistët italianë të cigareve, nuk mund të mbulojë fytyrën e tij të vërtetë. Pas të përkëdhëlurtit të perëndimit fshihej gjithnjë njeriu, emri i të cilit dilte në deponimet e të penduarve të Camorra-s e Sacra Corona Unita-s. Artikuj të shumtë të mediave serioze e përshkruajnë atë si pronarin okult të disa hoteleve me 5 yje në bregdet. Ato e paraqesin familjen Gukanoviç si padronen reale të vendit, ku për fatin e një prone shtetërore, në muret e qytetit të vjetër të Budvës, mund të vendosë një gjykatëse e lartë si Ana Kolarevic, që është motra e Milos, apo ku një bankë private mund të shpëtohet vetëm se është pronë e vëllait të presidentit, Ako Gjukanoviç.

Përpos pasurisë personale marramendëse që sipas “The independent” i kalon 12 milionë euro, Gjukanoviç ka ngritur në vendin e tij një sistem krejt të kundërt me vlerat perendimore. Ai ka qenë, si një paraprijës i modelit putinian, gjashtë herë kryeministër, ka bërë dy tërheqje nga politika duke e drejtuar vendin nga zyra e kreut të partisë social demokrate dhe është votuar dy herë si president. Ai është treguar tejet represiv me mediat opozitare dhe shumë i ashpër me OJF që kanë denoncuar abuzimet e pushtetit të tij.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre atij i kanë ngjitur mbi shpinë etiketën e pro perendimorit, vetëm se di në mënyrë të shkëlqyer të luajë rolin e “yes man-it’ që merr legjitimitetin nga jashtë për të zhvatur dhe sunduar shumicën e qytetarëve të vet.
Pikërisht për këtë rezultati i zgjedhjeve të 30 gushtit përbën një risi. Ato dëshmuan se kjo fabul nuk pi dot ujë përjetësisht. Dhe ndonëse është e vërtetë që një pjesë e malazezëve janë pro serbë (mbi 30% e popullsisë janë vetëdeklaruar si të tillë), ajo që ndodhi këtë të dielë nuk mund të shihet vetëm si një arenë beteje ku përplasen Rusia me demokracitë liberale.

Reduktimi drastik i votave pro Gjukanoviçit, kësaj radhe, tregon se një pjesë e popullsisë që dikur votonte pro tij, pikërisht ajo që nuk u gënjye më nga etiketat pro dhe anti perendimor, nuk e përtyp dot pambarimisht demokracinë si një produkt që ia imponojnë me dhunë nga jashtë, por si një realitet që do ta prekë dhe ta jetojë përditë.

E këtu edhe kryeministri Rama, që u keqpërdor me qëllim, duke u bërë thirje në sllavisht qytetarëve që të votonin në favor të autokratit të tyre (video poshte) edhe ata ndërkombëtarë që e yshtën ta bëjë këtë në emër të stabilitetit, kanë marrë sinjalin e duhur.

Apeli për tu bërë bashkë rreth Gjukanoviçit nuk pati më shumë vlerë sesa një puthje me Milon. E në këtë kuptim ky është një mesazh për tu duartrokitur. Pasi tregon se as në këtë rajon, njerëzit nuk i durojnë dot më anti demokratët që shiten si pro perendimorë.

©lapsi.al

 

23 Comments

  1. ky eshte kar komplet, per inat te rames ka per borxh ti veje flaken shpise se vet. O idiot, o rrote kari hap syte se po e marrin partite serbe qeverisjen ne Mal te Zi spo ta merr Rama, kar me zile

  2. “merr legjimitetin nga jashte per sunduar dhe zhvatur shumicen e qytetareve te vete”.
    Kjo flet shume dhe eshte fatkeqesia me e madhe e viteve te fudit.
    Por ka nje ndryshim nese krahasojme shtetin e tyre me shtetin tone, dua te them qe, ate qe malazezet e kane kuptuar kohet e fundit dhe e kane shprehur ne vote, ne shqiperi e kane kuptuar dhe shprehur qe kater vjet me pare. Pa rezultat sigurisht sepse vota vidhet, tjetersohet, e me raste edhe blihet.
    Nuk shoh ndonje shenje te mire per shqiperine ne kete mes.

  3. Ti Andi Bushati , nuk je gje tjeter veç nje klysh kurve e komunistave vrases te familjes te Hysni Kapos , o djali i Vera Kapos ( Bushati )! Çlidhje ka se ti qelbesire pro ruse , ti qe i puth bythen Ilir Metes , se ty te behet qejfi qe ruset dhe serbet te marrin Pushtetin ne Mal te Zi me Edi Ramen dhe Milo Gjukanoviçin ??

  4. Mos e boj kaq Gay or burr 🙂 Lere me nofken tradhtar se boll i ka edhe shume te tjera.

    Asnje komunist apo neokomunist nuk prononcohet se e shkarkon nga puna ose i pret rrogen ed droga.

    Zot, nje pjese Shqiptare qe hajne e vjedhin qyl veten dhe shtetin.

  5. LAPSI.al SHE STAFI NJE PERSHENDETJE,JENI PORTALI ME I LEXUAR NE TROJET SHQIPTARE thotë:

    ELISA SPIROKALI LE TE SHKOJ DHE TE JA BEJE NJE GOJORE MILOS DHE EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC,KURSE YMER GELBAZA KOL SALLAKU CARLO BOLJA BOLINO DHE SKENDER KURVA MINXHOZI LE TE PERDHUNOJN TAULANT BALLEN ELVIS ROSHIN DHE RRAHMAN RRAJEN

    1. Paske mbaruar! Cfare ke? Nuk te fryhet me qe je semure!
      – Ata do te vdesin tani qe i mallkove ti. Vetem ti dhe spiunat dhe bijte e spiunave do te rrojne. Ti dhe SRB-i, spiuni i shkaut, biri i partizanit Karaxhic. Por nje dite dokumentat e Beogradit do te hapen dhe shqiptaret e ndershem, qe nuk jane pak, do te marin vesh kush je ti dhe SRB-i….

  6. Andi, dmth, elitat e perendimit hengren dru ne Mal te Zi.
    Fituat ju elitat e lindjes sherbetoret e Moskes dhe Beogradit.
    Shqiptaret po shohin me syte e tyre se kush u gezua nga fitorja e serbvet ne Mal te Zi.
    Po shohin se kush eshte per Shqiperine ne Europe dhe SHBA, dhe kush e do ate te lidhur ne Mosken, Beogradin dhe Pekinin.

    1. ju te lapsit keni nje problem;nuk publikoni koment te rregullt po nje qe ka ne permbajtje vec sharje me fjal te ndyra po?????e kryesisht keto jan pro rama…..ateher ti Ilir mund te them me kompetenc qe te jesh ne pushtet 30 vjet dhe te jesh perendimor nuk shkon….keshtu qe MZ e beri zgjedhjen….Ose te hysh ne BE ose me nje qe ka 30 vjet udheheqje; tani mos kujto se i hedh hi syve shqipetareve dhe te mos shohin ku qendron demokracia

  7. KUR TE DAL YMER GELBAZA KELLIRA DHE TE PUBLIKOJ NJE DOSJE PER EDI RAMEN SE ZAHO OSE ESHTE I BATON HAXHIUT OSE I MILO DJUKANIVICIT DHE GOCA E ELISA SPIROKARIT ESHTE OSE E KUJTIM GJUZIT OSE E ENDRI FUGES

  8. Ne Mal te Zi jane a sjane 10% shqiptar, keshtu qe nuk duhet te japim shume rendesi zgjedhjeve atje, i takon popullit Malazes te vendos per fatin e tij. Natyrisht shqiptaret duhet te kene te gjithe drejtat qe i takojne si minoritet ne kete vend. Por 30 vjet ne pushtet jane jashtzakonisht shume ne vendet Ballkanike. Eshte mire ndryshimi sepse Ballkansit vdesin per diktatora. Sa per ate qe jo ruset apo serbewt mos u shqetesoni, Mali i Zi eshte antar i Natos dhe kandidat per ne Evrope, keshtu qe Ruset e kane te pamundur te ndikojne sa per serbet sja vlen te hamendesojme se çfar mund te bejne,

  9. Shqipëria nuk ndahet pro dhe kundër Perëndimit me 51 për qind si në Mal të Zi, por me 90 për qind. Ndaj dhe përpjekjet për të triumfuar si anti-perëndimorë dështojnë nga mungesa e mbështetjes.

    Fjala vjen, javën që shkoi, gjithë LSI e PD u mobilizua të sulmonte ambasadoren amerikane pse pushonte në një vilë të paguar prej saj në Dhërmi, por nuk morën as dhjetë për qind të pëlqimeve, që mori fakti se djali i Sali Berishës dhe e dashura e tij kaluan pushimet me jaht luksoz në Korfuz dhe fjetën në vila me nga 2 mijë dollarë, pa ndonjë faturë të deklaruar.

  10. desha ti them atyre qe na e mbrojn ket gjukanovic si Edi kundrejt pro-ruso serbeve se ketij tipi ne si Shqipetar nuk ja pame hajrin te pakten nje rrug qe i duhej shqipetareve aty te Ana e Malit te lidhej me Shkodren nuk e ben dhe nuk kan uje; si e si ti bejn te braktisin vendlindjen;

  11. YMER GELBAZA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL-PO E GJURMON DASHNORET E GAZETAREVE NEPER PLAZHE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA I POSTON NE LAPSI.al QKA SHKRUAN NE PORTHALEN TEMA SE NUK JA LEXO KUSH ,HAHA HAHA DHE E DI SE LAPSI.al ESHTE PORTALI ME I LEXUAR DHE PELQYER NE TROJET SHQIPTARE,SHKRUAN PA EMER KETU SI ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL,ANDI JU LUTEM KUR TE KENI MUNDESI PESHTYJE NE SURRAT BATON HAXHIUN YMER GELBAZEN CARLO BOLEN BOLINON DHE LORENC VANGJELIN

  12. Mosss sa shume qenkan idinjuar suflllaqet qe ju kane share Milon dhe kete Milloshin tone qe ju flet dhe serbisht.

    Duhet te mesoheni te cliroheni nga Putinizmi o njerez se nuk kane rene nga qieli as Rama, as Milo-ja as Llukashenko qe te sundojne nga 30 vjet. Te ishte kshu kishim mbajt “Tarrasin” tuaj te dashur dhe ishim ok. Dhe e sakte kjo perralla qe “je properidimor” dhe te votojme packa se i qi nenen popullit tend,nuk shkon, duhet te marre fund.

  13. Kur Lulzim Basha, së bashku me disa miq e të njohur të tjerë të fëmijëve të Sali Berishës, u thirr në PD në vitin 2005 për të krijuar në popull iluzionin se nuk ishte ajo e viteve 1991-1998, Basha e njihte shumë mirë moralin, sjelljen dhe praktikat antidemokratike, antipopullore dhe kriminale të pushteteve të saj. Ai e dinte shumë mirë se ajo parti dhe Sali Berisha ishin dhunues të përhershëm të opozitës, dhunues të pashembullt me gojë por edhe dhunues të herëpashershëm me vepra. Ai e dinte se zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 i kishte dhunuar ajo parti dhe ai individ politik; se qeveria e asaj partie dhe e atij individi politik e kishte çuar vendin në zgrip, thuajse në luftë civile, në gjendje të jashtëzakonshme, në rrënim të moralit qytetar dhe të dinjitetit kombëtar; se ajo qeverisje kishte dhunuar e burgosur gazetarë, kishte djegur redaksi gazetash dhe shefi politik i asaj qeverisjeje ishte shpallur “armik i shtypit të lirë” nga organizatat ndërkombëtare të shtypit. Lulzim Basha duhet ta ketë ditur dhe, nëse jo, e ka mësuar nga shtypi shqiptar, se regjimi i partisë që e kishte thirrur atë në ndihmë për makiazh politik ishte etiketuar nga shtypi perëndimor (“The Independent”, 3 mars 1997) si “regjim gangsterësh” ndërsa drejtuesi politik dhe moral i atyre qeverisjeve ishte përshkruar nga shtypi gjerman (“Suddeutsche Zeitung”, 26 shkurt 1998): “Si shef i shtetit ai ishte një katastrofë, si udhëheqës i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”.

    1. Partia që ka drejtuar në Malin e Zi Gjukanoviçi, quhet Partia socialiste “demokrate”.
      Është e njejta histori me partitë e majta italiane komuniste, socialiste e socialdemokrate që u grupuan me emrin “Il partito Democratico italiano” që këtë emër e vunë, për tu larguar nga emërtimi “socialist”, kur Europa perëndimore u përball me kufomën e sistemit “socialist” lindor të diktaturave komuniste.
      Të mos harojmë se edhe Enveri e quante regjimin e tij kriminal diktatorial komunist, Republikë socialiste popullore demokratike.
      Abuzohet kur përgjithësohet Perëndimi me emërtimin “perëndimorët”, sikur në Europën perëndimore e gjithë ideollogjia politike ishte e djathtë.
      Nëse do të kishte qenë e tillë, nuk do të kishte ekzistuar sistemi demokratik pluralist me BE SHBA, e NATO.
      Në ndryshim me të majtën komuniste lindore që kishte drejtuar me dorën e hekurt të “diktaturës së proletariatit” me një sistem monopartiak e që i solli njerëzimit pothuajse po aq viktima të pafajëshme sa nazizmi, e majta perëndimore kishte evoluar ideollogjinë e saj, nuk e pranonte “diktaturën e proletariatit” e kishte përqafuar sistemin kapitalist demokratik pluralist.
      Kur flitet për partitë e “majta” të perandorisë lindore komuniste që pasi vendet e tyre kaluan në sistemin “perëndimor” e ndryshuan emrin e tyre nga komuniste në socialiste, nuk mund të flitet për ta për gjoja një “opozitë” normale demokratike, pasi do të ishte njëlloj sikur opozitë demokratike të quanim neonazizmin.
      Ndonëse krerët kriminalë të nazizmit u ndëshkuan rreptë nga gjyqet ndërkombëtare, krerët e diktaturave komuniste që kishin bërë pothuajse po aq krime kundër njerëzimit, u mjaftua të “ndëshkoheshin” me rezoluta parlamentare, apo pastrime jo të plota nga politikanët komunistë me rekorde kriminale.
      A mund të akuzohet Partia demokratike shqiptare që erdhi në pushtet në fillim vitet 90-ë si një parti “diktatoriale” që luftonte “opozitën e majtë” ?
      Kush ishte kjo farë “opozitë e majtë” ?
      A nuk ishte thjeshtë Partia e Punës së Enver Hoxhës, që bëri gjithëato krime për gati 5 dekada ?
      A mund të konsiderohej ish Partia e Punës që u detyrua të pranonte sistemin demokratik pluralist si një parti socialiste e modelit perëndimor e të konsiderohej si “aleate” e së majtës europiane ?
      Partia enveriste duhej të ishte objekt i drejtësisë për krimet e bëra e jo një parti “opozitare”.
      Më së pari duhet thënë se jo të gjithë komunistët shqiptarë janë njëlloj fajtorë për krimet e diktaturës emveriste.
      Pjesa më e madhe e tyre bënë njëfarë “mea culpa” dhe i pranuan krimet e diktaturës, por jo më në dekadën e parë që nuk gjeje asnjë jurist antikomunist që të merte përsipër hetimin e ndëshkimin e krimeve diktatoriale, por edhe në vitin 2020 në institucionet drejtuese të drejtësisë, mund të gjesh akoma ish hetues e prokurorë apo oficerë e spiunë të sigurimit.
      A ishte tepër liberale e djathta shqiptare që nuk arriti dot në këto 30 vite ta pastronte politikën nga krimet e diktaturës, apo për këtë ka faj edhe “e majta” europiane që i quajti ish Partinë e Punës, që ndroi emrin në Parti socialiste, si forvë politike aleate të saj ?

  14. Qeveria e vitit 2009 iu dorëzua qeverisë së Greqisë në shenjë pardoni për krimin e kryer në vitin 1992 dhe që u quajt masakra e Peshkëpisë. Një komando esktremistësh grekë sulmuan postën shqiptare të Peshkëpisë dhe vranë dy ushtarakë. Qeveria shqiptare, në shenjë hakmarrjeje, burgosi katër liderët kryesorë të Omonias. Konflikti mes dy shteteve u ndez aq sa CIA kishte shkruar se ‘po fillonte konflikti ndërballkanik’. Pastaj po kjo qeveri, në trazirat e vitit 1997, që u quajt edhe luftë civile, akuzoi Greqinë se kishte nxitur dhe organizuar gjithë rebelimin në jug të vendit… Me rastin e detit, qeveria e Partisë Demokratike i kërkoi dorën e pajtimit Greqisë, me një dhuratë ‘të vogël’ ndër duar- rreth 354 kilometra katror hapësirë detare plus pasuritë.

    1. Po kush na paska qenë “krimi i vitit 1992” i Partisë demokratike që duhej ti kërkonte të falur Greqisë ?
      Që më së fundi pas gati 5 dekadash i solli Shqipërisë sistemin demokratik perëndimor pluralist ?
      Mos duhej që edhe sot pas kaq vitesh edhe ti të ishe ndonjë kryetar kooperative bujqësore bie fjala në Kurvelesh, siç mund të ketë qenë yt atë ?

  15. Dy fjale: Mos prisni nga perendimi te rregulloje punet tona. Duhet ti zgjidhim vete. Besoj se amerikanet na kane mesuar nderkaq se si zihet peshku. Ta shohim vitin tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu