• |
ide | kryesore

Berisha: Dy binjakë siamezë ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve të Malit të Zi, Vuçiç dhe Edi Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha uron qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënon ndërhyrjet e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në një reagim një ditë pas zgjedhjeve që treguan rënie të Gjukanoviç, Berisha i quan Vuçiç dhe Ramën, “binjakë siamez’ duke i akuzuar se ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Berishës, Rama ndikoi nëpërmjet përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan duke mos dalë në votime.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS
Qytetarët e Malit të Zi votuan të lirë dhe në dinjitet të plotë!
Miq, dje qytetarët e Malit të Zi votuan të lirë dhe në paqe për parlamentin e tyre të ri dhe qeveritë vendore në 5 komuna. Ata meritojnë nderim dhe respekt.

Megjithkëtë, dy binjakë siamez ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.
1- Serbomadhi Vuçiç, i cili:
në një akt të pashembullt mobilizoi e transportoi me mace e me minj në Podgoricë malazezët e serbizuar të Beogradit dhe duke përdorur lidhjet e sëmura të tij me kryepeshkopin Irinej, angazhoi kishën ultranacionaliste serbe për fushate elektorale në Mal të Zi duke dëshmuar se jo punët e Zotit por nacionalizmi i sëmurë janë pasioni i saj.
2- Në rezultatin e zgjedhjeve në të njëjtën kahje ndikoi edhe argati i Beogradit në Tiranë, Zografi bis.
Ky i fundit ndikoi nëpërmjet:
përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan ndaj apelit të tij përçarës duke mos dalë në votime. Së dyti me apelin e tij “votoni Milon” bëri që mijëra e mijëra qytetarë të Malit të Zi që ishin të pavendosur por që konsideruan apelin e tij të papranueshëm dhe një ndërhyrje fyese për vendin e tyre vendosën ose të mos dalin fare në votime ose të ndryshojnë mendim dhe të votojnë kundra Milos, i cili e kishte fitoren të sigurtë.
Duke përfunduar uroj dhe njëherë qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe serbomadhin Vuçiç për keqpërdorimin për qëllime nacionaliste të Kishës serbe dhe dyndjen drejt Podgoricës të malazezëve të serbizuar të Beogradit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të Republikës së Malit të Zi.
Unë gjithashtu dënoj me ashpërsi më të madhe ndërhyrjen vulgare të argatit të Beogradit në Tiranë, Zografit Bis për përçarjen e shqiptarëve dhe thirrjet e tij vulgare “votoni për Milon”, të cilat patën një efekt të qartë bumerang në zgjedhjet e djeshme. sb



12 Comments

  1. VETEM TI MOS FOL DHE ZHDUKU. A NUK E SHIKON SE KU E COVE SHQIPERINE PREJ 30 VITESH. QENIA JOTE NE KRYE TE POLITIKES E RRENOI SHQIPERINE. TI JE BURIMI I TE GJITHA TE KEQIJAVE NE SHQIPERI, EDHE ARDHJA E RAMES NE PUSHTET ESHTE MERITE E JOTJA. EDHE ZHAGITJA DHE HUMBJA E BESIMIT TE SHQIPTAREVE TE PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE MERITE E JOTJA.

  2. Buzkuqe qe ju ka ngrir muti ne byth qe na koha e Maoceduni rrini si te dhier qe jeni para te madhit Sali Berisha
    Ai ju zhduku urin juve kafshet te rraskapitur a qe mbani ne krye te vendi vellahun edvin kristaqiiiiin

  3. puna eshte se rama reagoi pasi kishte mbi nje muaj qe serbia influenconte me force ne zgjedhjet ne mal te zi e u pa haptazi qe shkohej drejt fitores se partive pro serbe qe do ishin nje kercenim i hapur per shqiptaret (madje rama regaoi shume vone). Po mire rama qe reagoi dhe u perpoq qe te influenconte shqiptaret qe te votonin kunder partive serbe, po ti per ke po lobon e pro kujt kerkon te influensosh?

  4. o Sal gerdeci, o Sal ’97, ti doje te fitonte opozita proserbe dhe proruse. je nje cop muti qe sa her qe hap goje qelb dynjan. plumbin ne ball ty dhe te te gjith tradhetareve te tjer te kombit

  5. Sali, mbete i denuar prjetesisht per te qene serbofil dhe sa me shume kohe kalon, aq me teper perfortesohet bindja se ti je agjent i tyre, e ke gelltirur lugen me corben te felliqur, nuk ke rruge tjeter.
    Uroj te maresh denimin qe te takon.

  6. I paemer 15:37
    Leri fyerjet e nivelit kasheror me origjinen nga shpellat qe vjen se po te jete fjala per qirje Saliu ju ka qire juve jo vetem mamate motrat grate por edhe trute tuaj.

  7. po rrot kari ngeli shpellari i vucidolit..Te qifte Kina sheqeren ne byth mer mizerje ty e kush te vjen mbrapa

  8. O Sal, merre kete fundrrine dhe largoje nga politika, nxirre ne pension dhe luani domino bashke gjithe kohes.

    Ky mavria Ramvirus lufton per lekun e jo per dinjitetin e nje kombi.

    I ka bere me Turp Shqiptaret neper bote, kane frike te prononcohet tjetri se o Shqiptare fale politikave te tije djallzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *