• |
ide | kryesore

Bie numri i të shtruarve, situata më e stabilizuar në spitalet Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajme të mira nga dy spitalet COVID në vend ku me sa duket ka një situatë më të qetë me shtrimet dhe rastet e koronavirusit.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 135 persona aktualisht. “Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, raportoi gazetari i news 24.

Sipas tij, dhe në spitalin Infektiv raportohen më pak shtrime se një javë më parë. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 referime urgjencash, një shifër më e ulët se ditët paraardhëse.



4 Comments

  1. …..sepse tani askush nuk po guxon më te marre urgjencen, pasi dihen vonesat disaditore si per ardhjen e 127, si per shtrime apo pasataj kaos ne kurim ne nje mjedis 100% te infektuar.
    Po pritet edhe Topi i Blushit te beje nje kronike suksesi. Pse, vetem N24a?

  2. Po rrine robt e kurohen nepet shpia se spo jua mban bytha me shku ne spital. Sa po shkojne robt me kembet e veta te nesmen shkojn per lesh ne spital. Kshu qe po mjekohen ne shpi qe te shpetojne gjalle. Rrjedhimisht, ra numri i te shtruarve. Big up per thithlopen ministre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *