• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Shikoni si e kërcënoi avioni rus, bombarduesin amerikan në Detin e Zi

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Pentagoni ka dënuar manovrat, sipas tij, “të pasigurta e joprofesionale” të dy pilotëve të një avioni gjuajtës rus Su-27 që interceptoi një bombardues amerikan B-52 në Detin e Zi. Amerikanët thanë se avioni rus fluturoi kërcënueshëm 30 metra larg kabinës së pilotimit të avionit të tyre. Në video shihet gjuajtësi rus që shfaqet fillimisht në të majtë të B-52 duke fluturuar paralelisht me të dhe më pas i pret rrugën e fluturimit në një manovër thuajse kamikaze dhe pa mundësi evitimi.

Manovra të tilla janë të njohura njihen edhe më parë. Nëse një avion më i shpejtë e bën këtë para një avioni më të rëndë dhe më të ngadaltë, prish fluksin e ajrit dhe rrjedhimisht mënyrën e fluturimit të bombarduesit. Duke dënuar veprimet e pilotit rus, Pentagoni tha se qëndrimi i afërt i Su-27 shkaktoi turbulencë dhe reduktoi aftësinë e manovrimit të bombarduesit.

“Rreth orës 11.19 të mëngjesit më 28 gusht 2020, dy pilotë rusë të gjuajtësit Su-27 interceptuan bombarduesin amerikan B-52 që po kryente operacione rutinë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi. Pilotët rusë fluturuan në mënyrë të pasigurtë e jo-profesionale duke fluturuar rreth 30 larg hundës së avionit dhe gazrat e motorit të tyre shkaktuan turbulencë në aftësitë e manovrimit të B-52” – thuhet në deklaratën e Pentagonit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *