• |
ide | kryesore

“Do ta kalojmë Wolfsburg”: Gjici mes shakasë e seriozitetet premton betejë në Europa League

-Instant, Sport, Video



“Do ta kalojmë Wolfsburgun. I forti me të fortin or ti”, ka komentuar presidenti i Kukësit Safet Gjici në një direkte në faqen zyrtare të klubit gjatë hedhjes së shortit. Numri 1 i klubit, mes shakasë e seriozitetit nuk kërkon të dorëzohet pa e provuar, edhe pse rivalët e Bundesligës trembin me emër, kualitet, e buxhet. “Kuptohet që shorti është i vështirë. Por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Volfsburgut. Nuk ka asgjë të lehtë në futboll. Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi”.

Sigurisht është një nga ato misione që është gati i pamundur, por të provosh nuk bën kurrë keq. Kukësi kundër Slavias në raundin e parë, tregoi se kishte kualitet, pavarësisht largimeve të rëndësishme sidomos të Shkurtajt e Abazajt, por megjithatë presidenti i Kukësit nuk ngurron të mendoj edhe për ndonjë lëvizje tjetër, ndoshta pas shortit me Wolfsburg edhe më i bindur: “Themi që 1-2 afrime cilësore mund të bëhen, që repartet të jenë plotësuar. Ekipi i Kukësit është i formuar dhe e ka stofin e duhur, turi i parë e tregoi. Do të kishim dëshirë që të binte një nga 2 ekipet e tjera. Favori është që luajmë brenda, por edhe Crvena Zvezda ishte ekipi i mirë, por Tirana e meritoi kualifikimin. Dihet çfarë vlera ka Wolfsburgu, por edhe ne kemi vlerat tona, në fushë luajmë 11 kundër 11”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *