• |
ide | kryesore

Epidemiologu zbulon zonat me më shumë të infektuar me Covid në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Epidemiologu Rexhep Muja, është pjesë e grupeve që shkon u merr tamponin rasteve të të dyshuarve me Covid në banesë. Numri i të infektuarve me koronavirus në Tiranë çdo ditë shtohet me dhjetëra raste ndërsa të dyshuarit janë me qindra.

Mjeku tregon se çdo ditë vijon puna intensive në terren. Ndërkohë që në shtator do të shtojnë edhe dy grupe të tjera për të marrë tamponin në mënyrë që qytetarët të mos presim më gjatë. Por sipas tij vendimin përfundimtar për kryerjen e tamponit e merr epidemiologu.

“Brenda 24 orëve bëhet tampon. Kërkesat vinë nga 127 dhe mjeku i familjes. Por vendimin duhet ta marri mjeku. Kemi pasur raste që i bëmë tamponin ishte negative pas 7 ditësh doli pozitiv. Epidemiologu duhet të vendosë ditën se kur duhet të testojë”.

Sa u përket grupmoshave të të infektuarve ai thotë se janë të prekur të gjitha moshat. Ndërkohë që më problem është stresi që kalojnë të dyshuarit.

“Normalisht stresi ankthi është i shumtë. Ka nga ata që marrin frikë për marrjen e tamponit”.

Mjeku sqaron se qytetarët duhet të jenë në kontakt me mjekun e familjes, pasi kanë pasur edhe shumë raste që kur kanë shkuar t’u marrin tamponin i kanë gjetur në gjendje të rënduar.

“Nga asimptomatikët deri tek simptomat e lehta dhe te gjendjet e rënduara. Atyre u kërkojmë që të hospitalizohen”.

Por kush janë zonat më të nxehta të Tiranës sa i përket përhapjes së të infektuarve nga Covid-19.

“Ish-Blloku, Astiri,Fresku, Kamza, Paskuqani, Kinostudio”.

Sipas tij ende ka shumë raste që qytetarët kanë merak kur u shkojnë mjekët tu marrin tamponin, pasi vuajnë stigmën se çfarë do të thonë të tjerët. Po ka edhe shumë të tjerë që kanë hallin e vonesave në punë, pasi janë pa simptoma dhe nuk kanë si të justifikohen. Për këta, Muja sqaron mund të marrin raport pranë shërbimit të kujdesit shëndetësor Tiranë. Aktualisht kryeqyteti ka gati 60% të të infektuarve aktiv me Covid-19. Pasi nga 4 mijë raste aktive në mbarë vendin, pothuajse 2100 i ka Tirana. /KlanPlus



3 Comments

    1. Na mbyti llumi thuaj!
      Po te kishte prioritet analfabetizmin virusi, gazetaret e portaleve tona do te ishin ne krye te listes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *