Ciro Immobile do të luajë gjithmonë me Lazion. Drejtori i komunikimit të klubit bardhekaltër Stefano De Martino ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin deri në 2025. “Eshtë një zgjedhje profesionale, zemre e familjare – ka thënë De Martino në një komunikatë – Immobile ka interesimin e skuadrave më të rëndësishme, duke qenë se është zotëruesi i Këpucës së Artë. Me këtë akt, Lazio nënvizon vullnetin për të betonuar gjithcka u bë në sezonin e fundit, për të përmirësuar edhe më shumë organikën. Me këtë zgjedhje, Immobile ka firmosur për Lazion përjetë. Është një profesionist që dëshiron shumë të përmirësohet e do të dojë të ngrejë stekën në bazë të objektivave të tij personalë”.
“Kam qëllim të lidhem për gjithnjë me Lazion”, ka thënë Immobile ndonjë javë më parë. Sot, zyrtarizimi i një lidhje që bëhet edhe më solide. Sulmuesi, Këpuca e Artë 2020 do të fitojë 4 milionë në sezon plus bonus.
.@StefanoDeMart13 a Lazio Style Channel ? @ciroimmobile ha rinnovato il suo contratto con la #SSLazio fino al 2025 ?#CMonEagles ? pic.twitter.com/7CbHhr0MUd
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 31, 2020