• |
ide | kryesore

Kirurgu i Elbasanit kreu operacione i infektuar me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Konfirmohet pozitiv me Covid-19 një mjek në spitalin Rajonal të Elbasanit. Mjeku me inicialet I.I pas shfaqjes së simptomave i është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv. Tv Ora raporton se mjeku kirurg ka ushtruar profesionin e tij dhe ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohës që ka qenë i sëmurë.

Ende nuk është e qartë se ku është infektuar ai, por mendohet se ka pasur kontakte me një tjetër person personel (punonjësja sociale) në Drejtorinë e Spitalit e cila është konfirmuar pozitive me Covid-19. Paraprakisht mësohet se mjeku është në gjendje të stabilizuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *