• |
ide | kryesore

Lobimi në SHBA/ Tahiri pagoi 20 mijë euro për të penguar komentet e Ambasadës kundër tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar në fillim të vitit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sqaron se kishte takuar stafe të dy kongresmenëve dhe senatorit Ted Cruz dhe drejtues të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, me të cilët ishte diskutuar “nevoja që personeli i Ambasadës së SHBA të mos komentonte gjatë procesit gjyqësor të të huajve”.


Në shpjegim po ashtu thuhet se përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit u është bërë me dije ndikimi i madh që ambasada kishte në gjykatat shqiptare, ndërsa mësohet se Tahiri pagoi 20 mijë euro për lobimin që u bë i ditur në fillim të vitit.


Ish-Ministri i Brendshëm që u akuzua për trafik ndërkombëtar nakotikësh dhe u dënua fillimisht nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 5 vjet vetëm për shpërdorim detyre. Çështja ndaj tij u apelua dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin e saj për rigjykim.

Gjatë procesit Tahiri pati disa përballje publike me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë para dhe gjatë gjykimit.

Fillimisht ambasada ngriti alarmin për presione gjatë shqyrtimit të një mase sigurie ndaj Tahirit. Pas vendimit, në shtator të vitit që shkoi, përgëzoi gjetjen fajtorë të tij si shenjë pavarësie e gjyqësorit, por e cilësoi dënimin shkurajues.

“Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, shprehej ambasada.

Tahiri i cilësoi këto komente si presion i madh ndaj gjykatës, ndërsa tha se vendimet e gjykatës nuk duhej të komentoheshin aq më shumë nga ambasada. I pyetur mbi marrëdhënien e lobimit Tahiri i tha BIRN se nuk do të komentonte. Ndërkohë deri në publikimin e shkrimit nuk pati koment as nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Vëzhgues të ambasadës kanë vijuar të jenë të pranishëm në seancat gjyqësore në apel, ndërsa ndoqën edhe procesin në shkallën e parë.

Tahiri nuk është i vetmi politikan apo figurë publike në Shqipëri që është në përplasje me qëndrimet e ambasadës në kryeqytet apo vendimet e Departamentit të Shtetit. Një kontratë lobimi kundër vendimit për shpalljen “non grada” është rregjistruar në emër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Një sërë gjyqtarësh u është revokuar viza për në SHBA dhe janë rrëzuar në veting për këtë arsye. /BIRN

17 Comments

    1. SHBA dhe mbrokullat e sistemit te saj, si kjo ambasada, na habiten fare, ore a keni ndopak tru, a e keni te qarte se cfare thoni?! “Ambasada ka ndikim te madh mbi sistemin e drejtesise dhe gjykatat super te korruptuara shqiptare….!”
      Cfare e lidh SHBA, me korrupsionin dhe gjykatat xhanem?! S’po e marrim vesh, del se, SHBA-ja, mbeshtet korrupsionin, me ndikimin dhe lidhjet e saj me keto gjykata super te korruptuara?!
      A jeni ne terezi, mbeshtet korrupsionin SHBA, “fanari ndricues”, buze Atlantikut, SHBA, qe te “bombardon ne demokraci”, deri sa “nuk len gurre mbi gurre”!
      Zezaku amerikan, me IQ, te njejte me gorillat, ne rezervate, vertet te ben copa-copa, ne shtepi, ne rruge, spital apo dasem, me bomba 10 tonshe, te hedhura nga 12 mije metra lart, por, sa i perket te drejtave te lgbt, prostitucionit, droges, nuk toleron fare!
      Hajde demokraci, te drejta njeriu, barazi para ligjit hajde, rrofte SHBA, rrofte al-CAPPONE, themeluesi, babai, perfaqesuesi me i spikatur i demokracise amerikane!

  1. Qarte e sakte, me lejla e blen gjyqesorin dhe ja mbyll gojen dhe ndonje ambasade, se me median kane mbaruar pune me kohe.

  2. Ku i keni 20 mije euro? Lapsi mendoni para se te shruani. Sa te keqinj ne shpirt duhet te jeni per te shpikur te paverteta.

  3. po kan shku valixhet vu

    sithoshin habilajt atij 5 milion nuk i dalin per fushate….. leke pa fund nga droga qe e bete shqiperine hale e nevojtore more legena rilindas ,

    ptuuuu rrace muti

  4. Nina ne amerike ka ligj per Lobimn dhe lobuesi eshte i detyruar te raportoje te ardhurat se atje ka shtet dhe skane kryeminister Ramazonin e madherishem. Prandaj mos u eksito kot o rilindase e Sajes

    1. Je i sakte plako, por ketu drejtesi e transparence nuk ka. Ska as shoqeri urbane se me gjithe keto zullume do ishte shkulur nga rrenjet kjo fare e keqe.

  5. Kur Lulzim Basha, së bashku me disa miq e të njohur të tjerë të fëmijëve të Sali Berishës, u thirr në PD në vitin 2005 për të krijuar në popull iluzionin se nuk ishte ajo e viteve 1991-1998, Basha e njihte shumë mirë moralin, sjelljen dhe praktikat antidemokratike, antipopullore dhe kriminale të pushteteve të saj. Ai e dinte shumë mirë se ajo parti dhe Sali Berisha ishin dhunues të përhershëm të opozitës, dhunues të pashembullt me gojë por edhe dhunues të herëpashershëm me vepra. Ai e dinte se zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 i kishte dhunuar ajo parti dhe ai individ politik; se qeveria e asaj partie dhe e atij individi politik e kishte çuar vendin në zgrip, thuajse në luftë civile, në gjendje të jashtëzakonshme, në rrënim të moralit qytetar dhe të dinjitetit kombëtar; se ajo qeverisje kishte dhunuar e burgosur gazetarë, kishte djegur redaksi gazetash dhe shefi politik i asaj qeverisjeje ishte shpallur “armik i shtypit të lirë” nga organizatat ndërkombëtare të shtypit. Lulzim Basha duhet ta ketë ditur dhe, nëse jo, e ka mësuar nga shtypi shqiptar, se regjimi i partisë që e kishte thirrur atë në ndihmë për makiazh politik ishte etiketuar nga shtypi perëndimor (“The Independent”, 3 mars 1997) si “regjim gangsterësh” ndërsa drejtuesi politik dhe moral i atyre qeverisjeve ishte përshkruar nga shtypi gjerman (“Suddeutsche Zeitung”, 26 shkurt 1998): “Si shef i shtetit ai ishte një katastrofë, si udhëheqës i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”.

  6. SHBA dhe mbrokullat e sistemit te saj, si kjo ambasada, na habiten fare, ore a keni ndopak tru, a e keni te qarte se cfare thoni?! “Ambasada ka ndikim te madh mbi sistemin e drejtesise dhe gjykatat super te korruptuara shqiptare….!”
    Cfare e lidh SHBA, me korrupsionin dhe gjykatat xhanem?! S’po e marrim vesh, del se, SHBA-ja, mbeshtet korrupsionin, me ndikimin dhe lidhjet e saj me keto gjykata super te korruptuara?!
    A jeni ne terezi, mbeshtet korrupsionin SHBA, “fanari ndricues”, buze Atlantikut, SHBA, qe te “bombardon ne demokraci”, deri sa “nuk len gurre mbi gurre”!
    Zezaku amerikan, me IQ, te njejte me gorillat, ne rezervate, vertet te ben copa-copa, ne shtepi, ne rruge, spital apo dasem, me bomba 10 tonshe, te hedhura nga 12 mije metra lart, por, sa i perket te drejtave te lgbt, prostitucionit, droges, nuk toleron fare!
    Hajde demokraci, te drejta njeriu, barazi para ligjit hajde, rrofte SHBA, rrofte al-CAPPONE, themeluesi, babai, perfaqesuesi me i spikatur i demokracise amerikane!

  7. po nuk ka asgje per tu habitur me kete bande ambasade ,a nuk ishte majmuni lu qe nderhyri per te mbyllur hetimet per abuzimet marramendese te Bankers dhe kur ky e tregoje {llalla}kinezi u be si qen i terbuar.ajo nuk eshte ambasade por bande ambasade ,krye mafje ambasade ajo po e helmon kete vend me keq se helmi i kobrave,ajo eshte kthyer kanceri i shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu