• |
ide | kryesore

Mbyllet pakti/ Vota e shqiptarit Dritan Abazovic shkon për rrezimin e Gjukanovicit

-Instant, Arkiva, Lajme



Një prej partive shqiptare, ajo e drejtuar nga Dritan Abazovic që mori katër mandate, po bëhet vendimtare për qeverinë e re në Mal të Zi.  Abazovic ka vendosur të formojë koalicionin qeverisës me partitë opozitare.

Okej i Abazovic është dhëne pasi premtimi i tij i fushatës se qeveria demokratike do të përbëhet nga ekspertët në fusha të veçanta, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare është pranuar nga opozita pro serbe.

Sipas të përditshmes “Vjesti” pas takimit të liderëve të 3 koalicioneve opozitare, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, është vendosur të formojnë koalicionin qeverisës. Sipas tre udhëheqësve, ata ranë dakord mbi disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.

“Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

 



1 Comment

  1. Kur Lulzim Basha, së bashku me disa miq e të njohur të tjerë të fëmijëve të Sali Berishës, u thirr në PD në vitin 2005 për të krijuar në popull iluzionin se nuk ishte ajo e viteve 1991-1998, Basha e njihte shumë mirë moralin, sjelljen dhe praktikat antidemokratike, antipopullore dhe kriminale të pushteteve të saj. Ai e dinte shumë mirë se ajo parti dhe Sali Berisha ishin dhunues të përhershëm të opozitës, dhunues të pashembullt me gojë por edhe dhunues të herëpashershëm me vepra. Ai e dinte se zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 i kishte dhunuar ajo parti dhe ai individ politik; se qeveria e asaj partie dhe e atij individi politik e kishte çuar vendin në zgrip, thuajse në luftë civile, në gjendje të jashtëzakonshme, në rrënim të moralit qytetar dhe të dinjitetit kombëtar; se ajo qeverisje kishte dhunuar e burgosur gazetarë, kishte djegur redaksi gazetash dhe shefi politik i asaj qeverisjeje ishte shpallur “armik i shtypit të lirë” nga organizatat ndërkombëtare të shtypit. Lulzim Basha duhet ta ketë ditur dhe, nëse jo, e ka mësuar nga shtypi shqiptar, se regjimi i partisë që e kishte thirrur atë në ndihmë për makiazh politik ishte etiketuar nga shtypi perëndimor (“The Independent”, 3 mars 1997) si “regjim gangsterësh” ndërsa drejtuesi politik dhe moral i atyre qeverisjeve ishte përshkruar nga shtypi gjerman (“Suddeutsche Zeitung”, 26 shkurt 1998): “Si shef i shtetit ai ishte një katastrofë, si udhëheqës i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”.Ai eshte serb me shume se serbet ju gazekare vazhdoni i thoni shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *