• |
ide | kryesore

Pirlo telefonon Milik, De Laurentiis tërbohet: takim urgjent me menaxherin e polakut

-Instant, Sport



Juventus ose Roma? Ende gjithcka duhet vendosur për të ardhmen e Arek Milik. Sulmuesi polak është në dalje nga Napoli sepse është në skadencë në qershor 2021, por akoma nuk ka gjetur destinacionin e ri. Bardhezinjtë e verdhekuqtë nuk e kanë kryer sulmin vendimtar, duke mbajtur gjithcka të bllokuar edhe në pritje për të kuptuar se cfarë do të ndodhë me Edin Dzeko. Ndërkohë, në Castel di Sangro, Aurelio de Laurentiis është takuar me menaxherin e sulmuesit, David Pantak, për të kërkuar një zgjidhje.

Një takim nervoz, sipas Il Corriere dello Sport, me presidentin e Napolit të tërbuar për shkak të një telefonate të teknikut të Juventus Andre Pirlo për Milik. Kërkesa e Napolit është shumë e lartë: 30 milionë euro, të gjitha menjëherë. Kjo është shifra që numri 1 i klubit i ka kërkuar Romës së Friedkin. Shumë për një lojtar në skadencë kontrate e nuk është e përjashtuar përplasja me Milik, që ka përfunduar në fund të hierarkisë në organikën e Gattusos një vit para skadecës natyrale të kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *