• |
ide | kryesore

Plas arma në Zall Herr/ Plagoset një 26-vjeçar, një tjetër u qëllua me qytë në kokë

Arkiva, Lajme, Të fundit
hoteli Shkodër



Policia e Tiranës njofton se rreth orës 21.30 në Zall-Herr, në rrugën pranë një lokali, 34-vjeçari me iniciale K.B., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, R.Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Policia thotë se bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz. Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjet. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *