• |
ide | kryesore

Policia greke mohon përfshirjen e shqiptarëve në çështjen Maguire: “Gënjen sa herë flet, e trajtuam si çdo anglez të dehur”

-Instant, Sport



Pushimet në Greqi të Harry Maguire, kapiteni i Manchester United vazhdon të krijojë debat. Mbrojtësi ka patur ditë të komplikuara në Mykonos, duke qenë se është ndaluar nga policia lokale e pastaj është lëshuar pas një konflikti me turistë të tjerë. Në Angli, natyrisht, nuk flitet për tjetër gjë, e tabloidet vazhdojnë të publikojnë detaje nga cështja. Kështu, pas fjalëve të lojtarit, ato të prokurorit e dëshmitarëve të ngjarjes, vjen edhe deklarata e një prej policëve të përfshirë në këtë cështje të cuditshme.

Policët që kryen arrestimin janë akuzuar nga Maguire, në një intervistë për BBC, se e kanë rrahur egërsisht, duke e goditur në këmbë e duke e kërcënuar ti mbyllnin karrierën. Përshkrim që polici që ka folur për The Sun i mohon në mënyrë absolute. E hedh poshtë majde edhe versionin e mbrojtësit, që foli për tentativë dhunimi nga ana e dy turistëve shqiptarë ndaj së motrës. “Nuk është folur as për shqiptarë e as për motrën e Maguire, janë argumenta që nuk janë përmendur kurrë. Nuk e trajtuam ndryshe nga sa bëjmë me cdo turist tjetër anglez të dehur”.

Kështu, administrim i zakonshëm për policët, që ndihen të fyer nga deklaratat e Maguire. “Sa herë hap gojën thotë një gënjeshtër. Cështja është e thjeshtë, një djalosh i dehur nis të zihet me grushte me dikë. Është dicka që ndodh shpesh. Por duke parë ato që ka thënë u bë cështje ndryshe. Përse tetë policë duhet ta rrethonin pa u identifikuar? Do humbnim punën tonë …”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *