• |
ide | kryesore

Shishe arbitrit dhe shkelma mikrofonit: trajneri i Partizanit humb mendjen

-Instant, Sport



Savo Milosevic, ish-sulmuesi serb, tani trajneri i Partizanit të Beogradit, skuadër në të cilën është rritur, ka humbur mendjen pasi është mundur 3-2 kundër Vojvodinës në javën e 6 të kampionatit serb. Ajo që ka bërë zhurmë nuk është rezultati, por shfaqja e shëmtuar e dhënë nga Milosevic, që mund ti kushtojë një dënim të rëndë.

Sipas Telegraf e ashtu si tregojnë imazhet që janë bërë virale në rrjet, në minutën e 75, me skuadrën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Soumah, por në avantazh 1-2, arbitri ka marrë një vendim që teknikut nuk i ka pëlqyer fare. E si përgjigje, Milosevic hodhi një shishe kundër arbitrit, që në atë pikë nuk mund të mos e përjashtonte teknikun e Partizan, që gjatë daljes nga fusha u grind me të gjithë ata që i dilnin përballë.

Nuk shpëtoi askush: futbollistë të Partizanit e kundërshtarë, pankina tjetër, asistentët e arbitrit e madje edhe objekte të palëvizshme. E në fund më keq e pësoi një mikrofon, që poati fatin e keq të ishte në rrugën e Milosevic, që e mori me shkelma. Një skenë që mund ti kushtojë rëndë ish-sulmuesit, pozicioni i të cilit në pankinën e Partizan (që vjet doli i dyti por shumë pikë larg rivalëve të Crvena Zvezda) është i lëkundur. E kushedi bashkë me skualifikimin… mund të vijë edhe shkarkimi!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *