• |
ide | kryesore

Short i pamëshirmshëm: Teuta e Kukësi në telashe, Laçi shmangu Mourinhon

-Instant, F1, Sport



Nuk ka shkuar shumë mirë, por kishte edhe më keq. Kjo mund të konsiderohet pas hedhjes së shortit në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, për turin e dytë të Europa League ku skuadrat shqiptare mësuan kundërshtarët e tyre: Laçi, Teuta, Kukësi, kanë tashmë emrat e skuadrave me të cilët do të ndeshen më 17 shtator, në ndeshje teke.

Laci mund ta quajë veten të favorizuar kur goglat e vunë përballë izraelitëve të Hapoel Ber Sheva. Jo se kundërshtari është i thjeshtë, për më tepër që kurbinasit e kanë një precedent të keq, por për faktin se bardhezinjtë e Cungut kanë shmangur Tottenham të Mourinho. Kundërshtarë të frikshëm janë shortuar ndërkohë për Teutën dhe Kukësin.

Durrësakët pasi eleminuan Beitar duhet të përballen me spanjollët e Granada, një skuadër e mësuar të luajë në grupet e kompeticionit. Më keq ka shkuar për Kukësin që pasi nxorri jashtë bullgarët e Slavia Sofie, do të ketë përballë Volfsburgun.

PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE:

Teuta-Granada
Laçi-Hapel Ber Sheva
Kukësi-Volfsburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *