• |
ide | kryesore

Shorti e kualifikon pa luajtur: Tirana direkt në “play off”, ja skema e UEFA-s

-Instant, F1, Sport



Zbritja nga Champions në Europa League e Tiranës është shoqëruar me një fat të madh në shortin për raundin e tretë të kompeticionit, ku Tirana shkon në playoff pa luajtur fare. Kështu, tashmë bardheblutë janë një ndeshje larg kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League, duke iu gëzuar regullit të shtuar të UEFA-s, sipas të cilit 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë (mes tyre edhe Tirana) do të kalonin direkt në play off dhe jo në turin e 3-të.

Tiranës i ka buzëqeshur shorti, bashkë me Ludogorets, duke kaluar direkt në play off. Për bardheblutë e Egbo një shans i artë për të shkuar në fazën e grupeve, duke përsëritur suksesin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut.

Bardheblutë do të mësojnë kundërshtarin të premten e 18 shtatorit, në orën 13:00, në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës, ndërkohë që ndeshjet e raundit “play off” janë përcaktuar të luhen në 1 tetor.

https://www.facebook.com/kftirana.al/photos/a.1418817768374341/2670198946569544/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *