• |
ide | kryesore

Tre të dënuar për vepra të rënda/ OFL sot në Shkodër e Malësi të Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre të dënuar për vepra të rënda kriminale janë futur sot nga Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve në Shkodër e Malësi të Madhe.

Ata janë Ndue Pepaj, Endri Alibali dhe Ali Kopliku.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndue Pepaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale”, “Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”;

Endri Alibali, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”;

Ali Kopliku, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.



3 Comments

  1. U be bajete kjo prej kohesh. Mos na hidhni hi syve me keto budallalliqe. Problem real eshte mosqeverisja e vendit.

  2. Komunistet ndahen ne dy kategori

    1) Kurre nuk kerkojne falje
    2) Kurre nuk ndryshojne

    Me pak fjale prototip i budallait.

    Vetem ne Shqiperi mafiozet me uniforme u cojne letra anonime mafiozve ordiner – Nga ky vend karagjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *