• |
ide | kryesore

3-vjeçarja ngatërrohet me bishtin e balonës dhe përfundon në ajër, video kthehet virale (VIDEO)

-Instant, F1, Stil



Një festival me balona në Tajvan u kthye në një event të frikshmëm për pjesëmarrësit, kur një vajzë 3-vjeçare u ngatërrua në bishtin e një prej balonave gjigante, duke fluturuar lart në ajër.

 Videoja e aksidentit, e cila po qarkullon gjerësisht në mediat sociale, tregon disa njerëz që përgatisnin balonën e madhe për fluturim pranë një turme shikuesish. Balona duket teksa tundet nga era e fortë. Pastaj, organizatorët e lëshuan dhe ajo fluturoi, duke marrë me vete edhe një fëmijë që varet nga bishti. Nuk është e qartë se sa afër balonës ishte fëmija në tokë, apo si u kap pas saj.

Zhurmat mund të dëgjohen në video ndërsa fëmija ngrihet lart në ajër, duke u tundur egërsisht nga balona dhe era. Fëmija qëndroi në ajër për rreth 30 sekonda para se balona të afrohej pranë tokës aq sa njerëzit ta kapnin dhe ta merrnin.

Vajza u dërgua menjëherë në spital me nënën dhe stafin e festivalit. Fatmirësisht ajo pësoi vetëm disa lëndime të vogla dhe gërvishtje në fytyrë dhe qafë.

Në një deklaratë në Facebook, kryetari i Bashkisë Hsinchu Lin Chih-chien kërkoi falje për incidentin dhe tha se festivali u pezullua menjëherë për sigurinë e pjesëmarrësve. Ai përfundoi duke u shprehur se do t’i rishikojnë rrethanat për të parandaluar që aksidente si ky të ndodhin përsëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *