• |
ide | kryesore

Analiza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Si një mjeshtër i imazhit, Edi Rama ka bërë mirë që vuri në sfond të fjalimit të tij para socialistëve, në Labinot, bustin e Skënderbeut. Në këtë hapje të sezonit të ri politik, atij do ti duhet të ndërmarrë një betejë të ngjashme me ato të heroit tonë kombëtar pesë shekuj më parë, për të shpëtuar partinë socialiste nga katastrofa e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë mision të pamundur e ka përshkruar vetë kryeministri, me ndoshta fjalimin më pesimist që ka mbajtur që nga koha kur drejton vendin.

Po ta shohësh e rishohësh fjalimin e Ramës ngjyrat janë tejet disfatiste. Ai pranon se nëse votimet do bëheshin këtë të djelë: “PS nuk do ti fitonte dot zemrat e të gjithë atyre që s’kanë votuar kurrë për kundërshtarët e saj”. Ai pohon me dhimbje se qeveria e tij “vlen më shumë sesa se sa i duket sot atyre që jane të lëkundur në vlersimin tonë”. Ai vë gishtin mbi plagë duke thënë se “ne do te merrnim më pak vota sesa e meritojmë për punet që kemi berë për Shqipërinë”.

Ndryshe nga analiza që bëjnë kundërshtarët politikë apo kritikët e tij, kryeministri ka identifikuar edhe arsyet se përse gjendja është e tillë. Ai e ka lidhur atë me ata që i ka quajtur “kundërshtarët e padukshëm”. Ata janë: lodhja dhe mërzia e disave, “lëkundja e të tjerëve mes votimit për ne dhe mosvotimit hiç”, si dhe “zhgënjimi i vetë socialistëve nga pritshmëritë e papërmbushura që motivojnë mosdaljen në zgjedhje”.

Pra, me një fjalë, Edi Rama që është një lexues frenetik sondazhesh të rregullta, i trembet një bojkoti të votuesve të majtë, që tashmë janë të lodhur dhe të zhgënjyer me të.

Dhe për të shpëtuar ç’të shpëtohet , si Skënderbeu në betejën ndaj osmanëve, ai në hapjen e këtij sezoni të ri politik, po tenton dy rrugë. E para friksimin e strukturave kryesore të partisë se po nuk dhanë maksimumin nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së 2021. “Asnjë emër nuk vlen më shumë se PS. Askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadrën e 2021”, tha ai në lokalin e Gjergj Lucës, në Labinot, duke shtuar: “PS as nuk ka lindur me ne, as nuk do të vdesë pa ne”.

Rruga e dytë është ajo e hapjes apo zgjerimit hipotetik të një partie që në pushtet e sjell vota dhjetfish më e madhe se numri i antarësisë së saj. Prandaj ai bëri apel që PS të ngrihet mbi tendencën që ka çdo forcë politike për t’u izoluar brenda vetes.

Pra, me iluzionin prej kastrioti për të mobilizuar forcën politike të demoralizuar nga mossukseset e pushtetit, kriza ekonomike dhe thundra e oligarkëve në vendimarrje, si dhe me shpresën që falë listave të hapura të përthithë më shumë gjak të ri dhe dinamizëm, Rama do të tentojë të mbulojë dështimet e një projekti shtatë vjeçar.

A do ia dalë?

Ndonëse ai tha se është i bindur që “PO”, pyetja që ngriti vetë është e vlefshme për çdo votues: “Ç’mund të japin ai dhe PS-ja më shumë”?

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Vertet i beson keto suksese imagjinare ky? Do cuditej dhe Nastradini.Ky puno dhe populli s’kenaqet,ky vidh dhe populli per cudi varferohet ky ndaj parate e taksave te popullit me ortaket e tij dhe populli per cudi eshte i kenaqur qe femika e tij lind borxhli me shtetin , ky rit taksat populli lumturohet.zA mund te gjesh nje popull te tille ne bote? dyshoj.

  2. Ketij i duhet nje mandat i trete qe ta qije ne bythe kete popull dele se gjithe te terat ja ka bere. Rrace pe poshte?

  3. Ramazoni ka per ta fitu mandatin e trete, majeni mend.
    Kush eshte perballe? Vetem xhaketa te zberdhylme e te kthyeme mbrapsht.

    Nga PD:
    Luli qe ska fitu ASNJE pale zgjedhje deri tani. ASNJI. Ka humb nja 5 dhe ka vjedh ato per bashkine e Tiranes.
    Saliu, Ed thuthuqi, Jari, Ruli, Besniku partise…. te gjithe karta te djegme qe humben si asnjehere ne historine e PD.
    Zarat e rinj si Gaz qorr pederasti, Salinanji, Said sprintieri, ai talibani shoku Argites, te gjithe humbesa e vari karsa.

    Nga LSI:
    Mona cizmja. Nje cope baxhelle injorante. Gjithe pjesa tjeter e LSI hajduta me cizme qe votohen vec nga ato qe kane mare leket.

    Pjesa tjeter e koalicionit:
    Medi gerdeci
    Duka i krimit
    Dule greku
    Idriz com doganieri
    Nar traktoristi

    Lyljeta per te shmang pergjegjesine ka per te fillu prap nga justifikimet: jo mi vodhen votat, kushte te pandershme, parregullsi…. Munda ta ngreje prap cadren dhe do e heqi prap si bythqir qe eshte.

    1. Vetem dhjetorist nuk je por nje sigurims e vjeter qe perdor metoda santazhi, PD dhe e djathta fitojne bindesh se jane lodhur nga vjedhjet,krimi e droga e kesaj qeverie.Nga taksat e rritura e genjeshtrat pa fund.

      1. Ju te dy me siper me rruni karin.
        Kam qene ne dhjetor parballe sampistave te Hekrit te liceu, kam pa edhe Sali komunistin qe na thoshte me u kthy neper klasa. Sali sekretarin e kam pa edhe ate nate kur lavderonte me patos Ramiz Aline….. Ju keto nuk i dini se rrishit mcef te shpija. Tani jeni bo militanta te flakte. Te hudheni ne fyt per Lul kamarierin e Rinasit dhe Jarin qe deshte me kthy bustin. Gjejeni vet se kush eshte sigurimsi tani.

  4. Akoma me niko peleshin ,kete skuth te vogel ,ushtar te ragamit,,ish sekretari i rinise komuniste te gjimnazit Raqi Qirinxhi .Me mire te vendose raqke viktimen se sekretarin

  5. MOS TU DUKET HABI SKENDERBEU ENVER HOXHA POR DHE RAMA PASI E SHKATERRUAN KETE POPULL ATA TE DY QEVERISEN DHE SHKUAN DHE HISTORIA PER ENVERIN DHE SOT TE NXJERRIN SYTE QE E DIME SHUME SHUME MIRE CFARE KA BERE NE KETE KOMB DHE SKENDERBEU TE NJETEN GJE KA BERE ME KUNDERSHTARET E MBRENSHEM.DHE KY ATE LINJE PO NDJEK ME KETE POPULL DELE.PAS I VJEN HISTORIA SKENDERBUT 22222222222222222222.

  6. Po i bien breket ridhjerjes…Era e keqe e KRM-es pushtoi shqiperine! Figura te urryera njerez te qelbur militante pa asnje merite dhe ide..Vitin tjeter le ti paguaje pushimet me leket e tij te vjedhura, jo me taksat e shqipetareve!

  7. A kane menduar Ai dhe banda e tij Rilindase se me kete skuader te kalbur do fitoje??? Haaaaaaa, katastrofe do jete rezultati Rilindas…… mendoni se populli pret pagim nga ju per te gjitha vjedhjet, demet, vrasjet dhe largimin e femijeve nga familja dhe nese nuk do kete denim per kasten tuaj qe na sollet mjerim Lul Basha ta mendoje mire se nuk do durojme 8 vjet qe te bjere, por do ngrihemi ta rezojme pas nje viti ate, nese nuk mban premtimin per ndeshkueshmerine e gjithe bandes Rilindase.

  8. Konkluzioni me i sakte i ketij jajmi per Ramen eshte ; ……….si Skenderbeu ne betejen ndaj osmaneve,……..

  9. Me habiti ky robqimi Luca.E jam night ne me tv ku deklaronte se jam “democrat radikal” e ky robqime ju jep edhe lokalin.Kur te vije PD ne pusher duvet me e hekri ket gruqime.

  10. Rama laj e thaj ata ka.Dhe ti thërasi intelektualët e majtë si afrohen më kush.Kështu i ngelet vetëm banda e 40 hajdutëve.

  11. Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave? Ja shpellkare pergjigjuni erla mehillit per pyet qe ju ka bere qe do votoni

  12. Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *