• |
ide | kryesore

Ausilio dëshpëron tifozët, Inter tërhiqet: “E pamundur të marrim Messi”

-Instant, Sport



Piero Ausilio flet për merkaton e Inter dhe e bën duke theksuar atë që tifozët zikaltër nuk do donin ta dëgjonin kurrë: përtej cdo ideje, ajo e Inter nuk do të jetë një fushatë me goditje të mëdha: “Messi? Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk e di as nga vijnë ide të tilla – ka thënë drejtori sportiv për mikrofonët e Sky Sport – Ne e dimë cfarë duhet të bëjmë e para së gjithash duhet të përqendrohemi tek shitjet. Përmes tyre do të financojmë përforcimet. Mundësitë janë të pakta e ato që mund të kapim nuk janë edhe aq të lira”.

Edhe Tonali, sipas Ausilio, nuk ka qenë asnjëherë pranë kalimit tek Inter: “Nuk mund të thuhet se kishim në dorë një lojtar kur nuk është ngritur një tratativë. Na pëlqente, por gjërat ishin sic thashë. Nuk jemi në gjendje të bëjmë një investim të këtij lloji. Nuk ishte një prioritet, mundësitë nuk na lejojnë të investojmë”.

Në fund edhe një batutë për raportin me Conte e për të shumëpërfolurin ‘pakt’ mes teknikut e shoqërisë: “Më shumë se një pakt mendoj se është një ide e përbashkët për punën. Ishte një takim shumë fitimprurës. Lindi një ide e një strategji nga ana e trajnerit, që është ndjekur edhe nga drejtuesit, e mbi të gjitha pronarët. E gjithë ajo që bëjmë është në linjë me sa kemi përcaktuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *