• |
ide | kryesore

Bardhi: Rama ka mbledhur hajdutët për të vjedhur për herë të tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të koordinatorëve të Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme. Bardhi akuzon Ramën se ka mbledhur emra të konsumuar dhe përfshirë në afera korruptive.

“Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët. Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin. Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet. Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë. Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin. Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë. Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi” – shkruan Bardhi në një deklaratë të Partisë Demokratike.



6 Comments

  1. Fajin e keni vehte,PD eshte kashte sepse e ropen dhe e shqyen pushtetin kur ishin ne fuqi.
    Tani ceshtja eshte se njelloj do vidhet prape,se mos vijne engjej..prap Basha do shese detin dhe do privatizoje detin…Berisha dhe Meta do shqyejne shtetin me gjith kocka.
    Hajdut PS dhe hajdut PD.

  2. po PD qe ka mbledh bythqimat si puna ktij Bardhit qe eshte “gruja” e Denionit (nusja djalit te ish presidentit Rexhep Tahyp Mejdani)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *