• |
ide | kryesore

Broja sfidon ‘ekspertët’ e Kombëtares: “Jam më i shpejtë dhe më driblues”

-Instant, Sport



Është ndeshja e parë me kombëtaren A, por duket se ka sigurinë e një jete kuqezi. Nuk mund të jetë rastësi që në daljen e parë, nën urdhërat e Edy Rejas, sulmuesi i huazuar tek Vitesse nga Chelsea, Armando Broja nuk ka ngurruar të sfidojë edhe emrat me peshë të kuqezinjve. Sulmuesi shkodran i ka të qarta idetë për të ardhmen: pjesë e pandashme e kombëtares dhe rikthim tek londinezët pas eksperiencës në Hollandë, ndërsa konkurenca e emrave me peshë si Sadiku Balaj apo Cikalleshi nuk e tremb: “Të tre janë të mirë e kanë bërë shumë për Shqipërinë. Janë djem të mirë dhe lojtarë të mirë, por unë jam një lojtar ‘different’ (ndryshe), luaj futboll ndryshe. Jam më i shpejtë, mund t’u iki mbrapa mbrojtësve e mund të përdor dhe dribilimin. Duhet t’i tregoj trajnerit sa vlej që të jem në kombëtare”.

Kundër Bjellorusisë sulmuesi nuk do të jetë për shkak të një kartoni të kuq të marrë me U19, kështu që e gjithë pritshmëria e shkodranit është sfida në kryeqytet kundër Lithuanisë: “Nuk është gjë e mirë, por jam i kënaqur që jam me ekipin. Mbase aktivizohem në takimin e dytë me Lituaninë për disa minuta. Edhe nëse nuk aktivizohem, do jem në stol. Më duhet të mësoj, është një eksperiencë e mirë”.

Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e para të Nations League pas një periudhe të gjatë pauzë për shkak të pandemisë, por formën e tyre do ta tregojnë në 4 shtator kundër Bjellorusisë në transfertë dhe 7 shtator kundër lituanezëve në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *