• |
ide | kryesore

Bundesliga hap dyert për tifozët: 8400 spektatorë në Leipzig-Mainz

-Instant, Sport



Sipas të përditshmes gjermane Bild, ka ardhur edhe aprovimi i departamentit të shëndetit në qytetin e Leipzig që ka autorizuar të hapen dyert e ‘Red Bull Arena’ për ndeshjen kundër Mainz, në program në 20 shtator, duke futur në stadium rreth 8.400 spektatorë, që korrespondojnë me 20% të kapacitetit total të impiantit. Biletat për të ndjekur sfidën do të hidhen me short mes 22.500 zotëruesve të abonimeve. Kështu askush jashtë abonuesve të klubit nuk mund të marrë pjesë për shitjen e ndër të tjera vetëm rezidentët në Saksoni mund të marrin pjesë.

Aprovimi ka mbërritur në bazën e nivelit të shpërndarjes së infektimit në qytet, që regjistron rreth 600 mijë banorë. Incidenca në shtatë ditë (raste për 100.000 banorë brenda një jave) në Leipzig është aktualisht 3,2. Nëse vlera mbetet inferiore ndaj 20, asgjë nuk do ta pengojë statin e Bundesligës me tifozë. Kampionati gjerman, në këtë mënyrë, bëhet gati të jetë i pari nga turnetë kombëtarë më të rëndësishëm që do të mirëpresë publikun në kohën e Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *