• |
ide | kryesore

City gjen akordin me Koulibaly, por jo me Napolin: 27 milionë euro ndajnë palët

-Instant, Sport



Në pritje të kuptojnë zhvillimet e cështjes Messi, në kampin e Manchester City vazhdojnë të punojnë për të rregulluar mbrojtjen, pika më e dobët e skuadrës së Guardiolas sezonin e kaluar. Sipas France Football, është arritur akordi total me menaxherët e Kalidou Koulibaly: pagë e dyfishuar (nga 6 në 12 milionë euro) e administrim komplet i të drejtave të tij të imazhit. Anglezët, megjithatë, duhet ende të bindin Aurelio De Laurentiis, që kërkon 90 milionë, ndërsa oferta është e ndalur në 63.

Sirenat e Premier League për Koulibaly po bëhen gjithnjë e më insistuese. E nëse në vitet e fundit De Laurentiis ka patur forcn të thotë jo, përballë ofertave të Chelsea e Manchester United, këtë herë 29 vjecari senegalez mund të largohet vërtetë nga Napoli për të përqafuar Pep Guardiola. Akordi mes City e mbrojtësit është total, por tani topi është në duart e pronarit të Napolit që nuk duket se ka ndërmend të bëjë ulje: 90 milionë.

Një shifër që Citizens nuk janë absolutisht të gatshëm ta paguajnë. Pas Nathan Ake, Guardiola kërkon një tjetër qendror të besueshëm për ta bashkuar me Laporte, po pa bërë cmenduri. Merkato mbyllet në 5 tetor, por anglezët duan një përgjigje në harkun e 10 ditëve. Javën e ardhshme në Capri mund të jetë takimi vendimtar: ajo që parashikohet është se me 70-75 mund të përfundojë transferimi i Koulibaly nën urdhërat e Guardiolës e De Laurentiis të jetë i lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *