• |
ide | kryesore

Deklarata e Yuri Kim/ Si është tallur Rama me ultimatumet amerikane

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Deklarata e ambasadores Yuri Kim për mos kandidimin e personave të kriminalizuar në listat e ardhshme elektorale, i ngjan një apeli të përsëritur që është bërë bozë. Prej një dekade e gjysëm, selia e rrugës së Elbasanit këmbëngul në këtë tezë, por ajo sërish i mban për partnerë të ngushtë liderët lokalë që e injorojnë thirrjen e saj.

Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit: Bëni vetting të kandidatëve për deputetë

Shembulli tipik i këtij teatri, kur ShBA bën sikur vendos vija të kuqe që nuk zbatohen kurrë, është Edi Rama. Lapsi.al ka rihapur arkivat për të vërtetuar nën dritën e dokumentave të vetë amerikanëve se si kryeministri aktual është tallur me këtë shqetësim « serioz » të amerikanëve.

Sipas kabllogrameve të Wikileaks, ambasada i ka kërkuar pa sukses Edi Ramës mos kandidimin e disa emrave të përveçëm, para zgjedhjeve të vitit 2009, që më pas PS i humbi me një diferencë të ngushtë. Në një nga kabllogramet që mban firmën e ish-ambasadorit Uidhers, theksohet se « parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 2009-s ka disa trafikantë droge si dhe të përfshirë në pastrim parash, të cilët janë të trashëguar një pjesë dhe nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2005. Dokumenti e nis renditjen e deputetëve të lidhur me krimin me Tom Doshin nga PS për të cilin shkruhet: “Ai është deputet i Shkodrës nga PS. i njohur si më i pasuri nga deputetët e Kuvendit me një pasuri të deklaruar prej 15 milionë dollarësh. i dyshuar për trafik lëndësh narkotike”thuhet aty.

Por, në dy zgjedhje me radhë ,Rama nuk i dëgjoi ultimatumet amerikane. Ai e kandidoi dy herë me radhë Doshin dhe vendosi të bëjë një ndarje fiktive më të, jo nga principe morale, por për kalkulime politike, kur ky hyri në konfikt me Metën. Edhe atëhere amerikanët e përshëndetën përjashtimin nga PS-ja të deputetit të Shkodrës: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike”.

Pasi Rama e futi sërish në koalicion duke e rizgjedhur Doshin deputet të Shkodrës, amerikanët i harruan përshëndetjet e vitit 2015.

E njëjta histori është përsëritur sistematikisht. Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Ambasadori Donald Lu bëri thirrje për të mos rikandiduare kryebashkiakët e kriminalizuar, simboli i të cilëve ishte shndërruar, ai i Kavajës Elvis Roshi.

“ Kemi hulumtuar historitë kriminale të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë”, deklaroi atëhere Donald Lu.
Por, Edi Rama jo vetëm e rikandidoi Roshin, por edhe e mbrojti atë publikisht, pa iu dridhur qerpiku, se si shumë emigrantë shqiptarë edhe ai kishte qenë i detyruar të ndryshonte emrin.

Krim dhe politikë/ Kush janë të fortët që Donald Lu i quan “peshq të mëdhenj”

Duke përë këtë kokfortësi për të mos u bindur, ambasada e ShBA shkoi përpara me trysninë për zbatimin rigoroz të ligjit të dekriminalizimit. Në vitin 2016 Donald Lu do deklaronte për VOA: “Shpresojmë shumë që, si rrjedhojë e ligjit për dekriminalizimin, disa anëtarë të klasës politike do të largohen nga politika. Ka një pjesë në këtë ligj që më pëlqen mjaft. Është pjesa ku thuhet se ligji kërkon që çdo person në një post të zgjedhur zyrtar duhet të plotësojë me shkrim një deklaratë, ku thuhet: jam dënuar në Shqipëri në këtë apo atë kohë, për këtë ose atë krim, apo në çdo vend tjetër të planetit. Pra, duhet të deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nëse je dënuar. Në qoftë se nuk e bën dhe gënjen në deklaratë, kjo në vetvete është një krim për të cilin ndiqesh penalisht. Ky është ligji më i fortë në Evropë për dekriminalizimin dhe një mjet tepër i fuqishëm për të ndarë botën e krimit dhe të politikës”.

Por, çfarë ndodhi?

Në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit 2019, atëherë kur i ra dhe alibia se duhet të kandidonte të fortë për të përballur banditët e Saliut, Rama përzgjodhi sërish kryebashkiakë të kriminalizuar. Sipas denoncimeve të opozitës kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, është dënuar me burg në Greqi për rrahje e plagosje, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit, ai i i Vaut të Dejës Mark Babani është arrestuar dhe dënuar në Sicili, për vjedhje makinash dhe e ka fshehur këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit, ai i Matit Agron Malaj, është i dënuar në të shkuarën me vendim të formës së prerë dhe nuk i lejohet të zgjidhet në një funksion publik. Po pa përmendur këto denoncime që nuk janë konfirmuar nga drejtësia, që gjendet nën trysninë e pushtetit, mjaftojnë rastet e Agim Kajmakut të Vorës dhe Valdrin Pjetrit në Shkodër, për të vërtetuar se Edi Rama nuk heq dorë nga promovimi i këtij lloj profili në politikë.

Dhe ndryshe nga ç‘thoshte më mburje Donald Lu, në intervistën e 2016, atyre që kanë gënjyer me deklarimet e së shkuarës së tyre, nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Pra, kjo kronologji e trishtë është e mjaftueshme për të kuptuar se si tallen udhëheqësit shqiptar, me gjoja vijat e kuqe që u vënë amerikanët. Ajo është e mjaftueshme edhe për të vërejtur se sa seriozë janë diplomatët e përtej Atlantikut me qëndrimet që mbajnë ndaj liderëve që i shpërfillin ultimatumet e tyre. Pikërisht kjo e shkuar na tregon më së miri edhe se sa do të përfillet apeli i radhës i Yuri Kim.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. pasi edhe pse në opozitë, pasuria e ish-mandatdjegurve të Partisë Demokratike, pothuajse u trefishua. Dikush ka rritur me 10 fish depozitat në banka, dikush ka bërë pallate, dikush ngriti vila, dikush rriti sipërfaqen e resortit në bregdet, dikush rriti dhe zgjedhoi biznesin në zonat bregdetare kryesisht në zonën Durrës-Lalëz, Shingjin, Vlorë, e Sarandë, apo dhe dikush bleu vilë tre katëshe në fshat, buzë malit. Me këtë mendim dhe moto, Lulzim Basha, ka parashikuar dhe kërkon të “filtrojë” 300 emrat e listës për kandidatët e “rinj” për deputet

    1. Vetem kaq, po per ndonje dashnore te re nuk ke ndonje info? Pra sipas jush te bodrumit te PS, ato miliarda qe ndahen cdo dite me rrethin e ngushte te perfituesve te PPP, i perfitokan drejtuesit e PD. A e njihni turpin?

  2. YMER GELBAZA,CARLO BOLJA ,KOL SALLAKU DHE EDI RAMA E FORMUAN EKIPIN E TYRE TE MODELIT TE TYRE thotë:

    EDI RAMA KA VENDOSUR TE VENDOS KRYETAR PARLAMENTI VANGJUSH DAKON,MINISTER TE JASHTEM ELVIS ROSHIN,MINISTER EKONOMIE AGIM KAJMAKUN MINISTER TURIZMI GERON XHAFAJ,MINISTER TE MBRENDESHEM ASTRIT AVDYLAJN,PRESIDENT NJE NGA VELLEZRIT HABILAJ

  3. YMER GELBAZA E PERDHUNON ME DESHIRE ARTUR AJAZIN DHE FRED PEZEN DHE KOL SALLAKUN thotë:

    ARTUR AJAZI ESHTE NJE SURRAT SHEMTUAR DHE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA

  4. Analize perfekte dhe realiste. E kuptojne amerikanet dhe perfaqesuesja e tyre znj.Kim qe jane shume larg realitetit. KESHTU qe me mire mos flisni

  5. Po sa i zoti qe paska qene ky Ramazoni gjate mer jahu.

    Tallet me ambasadoren dhe ato prap i mbajne krahun per krizen politike, per zgjedhjet lokale, per reformen ne drejtesi…
    Luljetes, qe pagoi $675 000 mceftas per lobing, DASH’i hakerehet se do e fusi te lista e zeze. Sali bajraktari eshte me kohe te lista e zeze.
    Luljeta para zgjedhjeve lokale, beri nji muaj turizem neper Evrope me paret e kushedi se kujt dhe sja hapi njeri deren. Qe atehere asnje perfaqesues i larte nuk e ka taku.

    Ska faj Rama kur tall kart me Bushatin e Shkullak talibanin.

  6. Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave?

  7. Ka njerez qe nuk habiten me ambasaden USA, sepse gjate tridhjete viteve te finit, kjo ambasde ka dhene shume leje qendrimi kelysheve te dictatures, e vzhdon ti jape akoma. E çuditeshme per naivet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *