• |
ide | kryesore

Dritan Abazoviç: Mali i Zi s’do të bëhet kurrë Sparta Serbe e as krahinë e Shqipërisë së Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka asnjë kompromis me interesat kombëtare. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahina e Shqipërisë së Madhe apo ndonjë shteti tjetër”. Kështu deklaroi kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç duke e bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në qeverinë e ekspertëve.

Në një konferencë për mediat Abazoviç dënoi me forcë trazirat pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të jenë të qetë, do të ketë kohë për të festuar. Qëndroni në shtëpi, na duhet mençuri. Askujt nuk i duhen tensione përveç atyre që kanë humbur pushtetin. Por ne nuk duhet t’i pranojmë ato (rezultatet). Mali i Zi mund të zhvillohet vetëm si një shtet civil dhe të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk po heqim dorë nga këto postulata – kush nuk i pëlqen një shtet i tillë, nuk mund të jetë partneri ynë”, tha Abazovic, përcjell Pobjeda.
Bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi pohoi se Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë” më 5.57 për qind, Socialdemokratët më 4.09 për qind, Partia e Boshnjakëve më 3.81 për qind, Partia Social-Demokrate më 3.14 për qind, Lista Shqiptare më 1.61 për qind dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” më 1.16 për qind.



9 Comments

  1. S’ka ‘Shqiperi te madhe’, or çun katallogu!
    KA VETEM ‘SHQIPERI ETNIKE’!

    Termi ‘Shqiperi e madhe’ figuron ne platformat shoviniste serbe e greke!

  2. Dritani eshte shqiptar qe ka marre vota malazezesh. Ky eshte sukses shume me i madh se shqiptaret qe marrin vota shqiptaresh. Sa per deklaraten, deklarata si kjo bejne Ali Ahmeti me shoke perdite. Ne fakt deklarata demton serbine se per shqiptaret perallat me Shqiperi te madhe jane llogje dhe retorike per konsum te brendshem. Ne po na marrin dhe territoret qe kemi, jo me te kthejme te vjetrat. Rreziku eshte tek Serbia.

  3. Shqipëri e madhe!!!!Shqipëri etnike mbase ,nqs arrihet.Ne po na marin detin sepse smungojnë tradhëtarët.Si ndalojmë dot ata jo më të ndalojmë fqinjët armiq.

  4. Po ky muti i vogel nga doli…… ? Si perhere dhe ne cdo evnd shqiptaret e kane nxjerre nga nje “tradhetaruc” sa per te prish pune. Sdq, mbani mend ky karuci i vogel qe medemek thote qe edhe mund te jete shqiptar, e mbyll historine e tij me keto zgjedhje…… . Per kaq dhe per kete rast ju desh serbise dhe ja arriten, fale edhe qelbesirave si ne Tirane edhe ne Prishtine….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *