• |
ide | kryesore

E dashura e Brad Pitt e martuar me biznesmenin Ronald Mary

-Instant, Paparazzi, Slider



E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski është e martuar, por në një lidhje të hapur me burrin e saj 68-vjeçar.

Nicole  u fotografua me Pitt në jug të Francës për pushime.Sipas Daily Mail, Poturalksi është e martuar prej tetë vitesh me restauratorin e njohur gjerman Roland Mary, dhe çifti kanë një djalë 7-veçar.Mary, i cili zotëron restorantin Borchardt në Berlin  thuhet se ‘nuk shqetësohet’ që gruaja e tij  është e lidhur me aktorin .“Ata janë akoma të martuar, por kanë një martesë të hapur ’, u shpreh një burim për Daily Mail.“Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Mary nuk është i interesuar për negativitet apo xhelozi”.Sipas raportimeve, modelja u takua për herë të parë me Pitt në restorantin e burrit të saj ndërsa ai ishte atje duke promovuar filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.Poturalksi më pas udhëtoi për në Los Angeles disa javë më vonë për t’u takuar përsëri me Pitt.Ata janë fotografuar duke marrë pjesë në një koncert të Kanye West në nëntor.Brad i cili u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie në vitin 2016, dhe modelja gjermane u tha se dukeshin si ‘adoleshentë të dashuruar’ pasi u fotografuan së bashku për herë të parë në një aeroport në jug të Francës, sipas The Sun.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *